BallinaKryesoreZëdhënësi i DASH: Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit...

Zëdhënësi i DASH: Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa

spot_img
spot_img

Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa, jo implementim në fazanë një konferencë për media të mbajtur para pak minutash ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Republikës së Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve më të ngushtë ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për implementimin e vendimit për targat.

Price ka thënë se SHBA bashkë me partnerët tjerë e kanë bërë të qartë se kërkojnë një shtyrje të plotë.

“E kemi bërë të qartë që Kosova duhet ta shtyjë periudhën e implementimit. Jemi të dëshpëruar dhe të shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e partnerëve më të ngushtë ndërkombëtarë për implementimin”, ka thënë Ned Price, raporton Gazeta Express.

Ai tutje teksa është pyetur për vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për ta ndarë në disa faza implementimin e një vendimi të tillë, ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë edhe publikisht por edhe privatisht dhe se kanë kërkuar shtyrje të plotë.

“Ne kemi qenë të qartë edhe publikisht edhe privatisht që SHBA bashkë me aleatët tjerë kërkojnë shtyrje të plotë të implementimit. Ne s’kërkojmë implementim të pjesëshëm apo implementim në faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova një shtyrje të plotë të implementimit”, ka thënë Ned Price duke shtuar se diskutimet po vazhdojnë ende./ Expres

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular