Nga Zef Ndreka
Sot isha në protestë !
Aspak i sforcuar, por me një dëshirë që më buronte nga brënda, bashkë me disa miq të vjetër demokratë morëm rrugën dhe iu bashkuam protestës të paralajmëruar për rrëzimin e Edi Ramës përpara kryeministrisë.
Sigurisht, takova disa demokratë, që asnjëherë nuk kanë munguar në protestat e organizuara nga PD-ja. Por ishin shumë pak.
Befasia për mungesën e pjesëmarrjes nuk ishte për mua, por për miqtë që shpresonin se sonte do të merrnin Kryeministrinë!
Fjalimet bajate të të gjithë të folësve në tribunë, ju shtuan edhe Metaj e Berisha, që aspak nuk iu pati hije…
Demokratët u zhgënjyen sërish. Dhe do të vazhdojnë të zhgënjehen.
Ajo që binte në sy, ishte mungesa e qytetarëve. Asnjë pjesëmarrje nga Tirana. Mbi 90% e të pranishmëve ishin verior, të lodhur e të varfër!
Zhgënjimi nga protesta, prishi më tej fytyrën e tyre. Kurrë nuk i kam parë më të vrerosur.
Berisha, Foltorja, Metaj dhe Partia e Lirisë dështuan me turp!
Po të vlerësojnë saktë situatën ku dhe si kanë përfunduar, minimumi do të ishte dorëheqja dhe shkrirja e grupimit politik të tyre.
U panë qartë mbështetësit, apo vullnetarët e Saliut dhe të Metaj .
Tani, askush nuk i mbështet më. Të mërzitur sa nuk shprehety, më kot ishin përgatitur foltoristët e mjerë, të shënonin emrat në lista-pritje, për të zënë një vënd pune në doganë, në polici, në strukturat e pushtetit ku “buron” diçka siç iu kanë premtuar, etj.
Nuk dihet çfarë pritet më tani, çfarë gënjeshtrash do të shpikë Berisha dhe Metaj për të gënjyer sërish mbështetësit e tyre të derisotëm.
Ata, të gjithë kanë mbetur vetëm. Si Berisha-Meta, ashtu dhe foltoristët.
Nuk mund të diskutohet më, as për protestë e për më tepër për revolucion. Sidomos nga ato revolucione, që janë në imagjinatën e sëmurë të Berishës e Metës.
Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, treguan qartë se nuk mbështetësit më askënd për interesa përsonale e familjare. Dhe ky, ishte një leksion shumë i qartë dhe i madh për demokracinë dhe të ardhmën e saj, të cilën Berisha-Meta por edhe foltoristët, duhet ta lexojnë mirë .
Sot filloj shuarja përfundimisht, e “yjeve” të legjendës Berisha dhe të Metës…
Një epokë e re po lind!