BallinaKronikeGjykata liron 5 “vrasësit me pagesë” te arrestuar me bujë, ja vendimi...

Gjykata liron 5 “vrasësit me pagesë” te arrestuar me bujë, ja vendimi për vëllezërit Beqiraj

spot_img

Gjykata e Durrësit ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 14 personat e akuzuar si vrasës me pagesë, të cilët ishin pjesë e grupit ku bënin pjesë dhe vëllezërit Beqiraj.

Gjykata ka vendosur lirimin nga burgu të 5 të akuzuarve, duke zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Një person tjetër ishte liruar një javë më parë nga gjykata e Apelit  në Durrës, duke e çuar numrin e të liruarve në 6. Ndërkohë vëllezërit Beqiraj mbeten në burg.

Rrëmbimi i njërit prej vëllezërve Beqiraj në autostradën Tiranë-Durrës në fillim të tetorit 2022 zbuloi një varg krimesh duke çuar në pranga 15 persona në kuadër të operacionit “Porositësi” që u ndërmor më 4 tetor 2022.

Të arrestuarit u akuzuan si pjesë e një rrjeti kriminal të akuzuar për vrasje në Tiranë dhe në Durrës. Pikënisja e hetimeve ishte dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Ata rrëfyen para hetuesve disa plane për vrasjen me pagesë të shtetasit Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Një tjetër krim i zbardhur është edhe masakra në rrugën “Don Bosko” Tirane, ku sipas policisë është vrarë personi i gabuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular