BallinaKryesoreVIDEO/Incidenti i frikshëm në ndeshjen Angli-Iran, portieri dhe mbrojtësi përplasen kokë më...

VIDEO/Incidenti i frikshëm në ndeshjen Angli-Iran, portieri dhe mbrojtësi përplasen kokë më kokë

Anglia ka mundur sot 6-2 Iranin në ndeshjen e vlefshme për grupin B të Botërorit “Qatar 2022”. Një ndeshje totalisht për tu harruar për iranianët, të cilët dolën nga kjo sfidë edhe me pasoja.

Portieri i tyre Alireza Beiranvand pësoi një dëmtim të rëndë pas një përplasje që pati me shokun e tij të skuadrës Majid Hosseini. Ata u përplasën kokë më kokë me njëri tjetrin.

Ndërhyrja e shpejt e mjekëve i dha ndihmën e parë. U deshën disa minuta që ai të arrinte që të ngriheshe, por ishte e pamundur që të vijonte lojën.

Sfida u shty për 14 minuta, të cilat gjyqtari i akordoi në fundin e pjesës së parë. Anglia kështu siguron 3 pikët e para, ndërsa Irani mbetet në kuotën e zero pikëve. Ndeshja e radhës në këtë grup është ajo mes Uellsit dhe SHBA-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular