Një laborator për prodhimin e kokainës është zbuluar sot pasdite në Fratar të Fierit
Operacioni antidrogë është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Korrespondentja e Panorama.al, raporton se deri më tani janë shoqëruar nga policia 15 persona të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.