Gerti Bogdani është ndër politikanët që ka ardhur nga fusha akademike dhe shoqëria civile. Ka spikatur gjithmonë në debate pro interesit të qytetarëve.
Ndoqi studimet e larta në Amerikë, u kthye në Shqipëri për të kontribuar në vendin ku u lind dhe u rrit. Karrierën politike e nisi në 2005. Prej vitesh është i angazhuar në politikë. Aktualisht kandidon në primaret e PD për të qenë në zgjedhjet e ardhme në garë për bashkinë e Tiranës.
Në emisionin “Jeto më Orën”në RTV Ora ai tregoi më shumë rreth fëmijërisë së tij dhe marrëdhënies që ka pasur me familjarët.
Çfarë kujtoni ai nga fëmijëria?
Gerti Bogdani: Të dy familjet na kanë ushqyer me një traditë, dashurinë për tjetrin dhe dhembshurinë për tjetrin. Jo më kot këngët tiranse flasin për zemrën e madhe. Gjërat më të këndshme të fëmijërisë janë lojërat në rrugët e lagjes. Atëherë ka pasur shumë hapësira, shumë mundësi për të luajtur me shokët e shoqet e lagjes. Kur ishe në shkollë e dëgjoje cicërimat mezi prisje të dilje nga mësimi e të luaje me shokët dhe shoqet e lagjes. Kjo është gjëja që kujtoj më shumë, por që sot më dhemb për fëmijët e mi. Duhet ti hipësh makinës të gjesh një kafe ku ka lojëra
Si ka qenë marrëdhënia me familjarët?
Gerti Bogdani: Marrëdhënie të shkëlqyer me nënën dhe gjyshin. Unë kam qenë në kopsht pa drekë, im vëlla ishte në kopsht me drek dhe e quanin dopjo gjashta se e dërgonin në 6 të mëngjesit dhe e merrnin në 6 pasdite. Dhe me babain kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, kam udhëtuar me të në të gjithë Shqipërinë nga Valbona në Leskovik, me shokët e tij. Dhe vajtja me të në stadium. Jam dhe tifoz i madh i Tiranës, i çmendur dhe tifoz i Milanit.
Gerti Bogdani është ndër politikanët që ka ardhur nga fusha akademike dhe shoqëria civile. Prej vitesh është i angazhuar në politikë.
Në emisionin “Jeto më Orën”në RTV Ora Gerti Bogdani tregoi dy porosi që i ka dhënë babai i tij.
Gerti Bogdani: Kur kam hyrë në minibashki, im atë më ka dhënë dy këshilla. E para ‘po-ja duhet të jetë po dhe jo-ja, jo. Nëse ke diçka në dorë bëje, nëse nuk mund të bësh diçka, mos e mbaj tjetrin varur. Gjëja tjetër që më ka thënë ‘nuk dihet se kush troket në zyrën tënde mund të jetë një i lagjes dhe një ministër dhe respekti e mënyra si i pret duhet të jetë e njëjtë.
Sipas tij të qenit i drejtë “e bën rrugën më të gjatë e të lodhshme por ja vlen. Ndonjëherë mërzitesh kur sheh se çfarë ndodh rreth teje por koha tregon se nëse u qëndron principeve ja del”.