Hajdutët janë hedhur në veprim natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës dhe kanë grabitur një bankomat me para në lagjen nr.14 në Shkoze të Durrësit.
Asnjeri prej tyre nuk është identifikuar, ndërkohë nuk thuhet as se sa ishte sasia e parave që gjendeshin në bankomat.
Punonjësit e bankës kanë nisur të bëjnë llogaritë, ndërsa Policia në vendin e ngjarjes po heton për provat e mbetura në vendin e ngarjes dhe kontrollin e kamerave të sigurisë në rrugë.