BallinaAktualitetLargimi i Ramës i panegociueshëm. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i...

Largimi i Ramës i panegociueshëm. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm

Nga Lulzim Basha

Gjashtë netë më parë u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë. Ndaj, më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve arsyen pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë, e mbushur me zhvillime të jashtëzakonshme në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë. Ndaj, më lejoni ta nis duke ju falenderuar ju vëllezër dhe motra, që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen.

Ju jeni fuqia, ju jeni forca!

Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë suaj të pathyeshme, falë bashkimit mahnitës e më të paparë të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anullimin e 30 qershorit, ditës së planifikuar nga regjimi krimialo-autokratik të bandës së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur, përmes një procesi monist, antikushtetues, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor.

Vëllezër dhe motra, kjo është vetëm rezultat i forcës suaj të pathyeshme, i qëndrësës suaj, i besimit tuaj të palëkundër, i vlerave europiane, të lirisë, të demokracisë, i dinjitetit njerëzor. Ishte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit, procesit kriminal të juntës kriminale.

Është forca e drejtësisë së kauzës, është forca e drejtësisë së kauzës tone, ajo që dikton këto vendime. pra, vëllezër dhe motra, le ta themi këtu të gjithë së bashku, le ta ndajmë me çdo shqiptar, anembanë vendit dhe kudo ku janë, vendosmërinë tonë për ta çuar këtë betejë deri në fund, deri në fitore, Rama ik!

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj!
E gjithë bota është tronditur këto javë nga përgjimet e botuara, nga gazeta më e madhe e Europës, e përditshmja gjermane BILD, e cila faktoi, përmes përgjimeve zyrtare, autentike të Prokurorisë se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim, se qeveria e tij është një qeveri ilegjitime, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin, e mori me kriminelët, e mori me bandat.

Ndaj, sot, e gjithë bota e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli. Këto fakte tronditëse të cilat kanë shkundur të madh dhe të vogël i kanë hapur sytë çdo shqiptari, deri dje mosbesues, asaj pakice skeptike dhe i ka bërë të vërshojnë në mënyrën më mahnitëse në këtë shesh të lirisë, në këtë shesh të shpresës, në këtë shesh të demokracisë dhe të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar.

Mirë se vini vëllezër dhe motra, Zoti ju bekoftë ju!

Por vëllezër dhe motra, anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit nuk është fundi i betejës sonë.
Nuk është aspak fundi i betejës sonë, është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar për Shqipërinë si gjithë Europa.

Vëllezër dhe motra!

Ju bëj thirrje mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniform! Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë. Ky është njeriu që do që t’i shpëtojë gjykitmi të popullit, do që t’i shpëtojë gjykimit dhe ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do t’i shpëtojë gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm.

Vëllezër dhe motra,

Po e ripërsëris thirrjen time, mos cënoni asnjë efektiv të policisë në uniformë! Mos cënoni vellezërit dhe motrat tona, që do të rreshtohen në krahun tuaj për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe qeveria e lidhur me krimin. Shumë shpejt!

Vëllezër dhe motra,

E gjithë bota e pa sesi Edi Rama ka ardhur në pushtet me dhunë, me dhunën e kriminelëve.

Kryeministri ilegjitim, kryeministri i Avdylajve e mori pushtetin me dhunën e kriminelëve, të cilët kërcënonin votuesit e opozitës, të cilët mbushnin kutitë e votimit, të cilët paguanin për vota, të cilët bënin emërime dhe çemërime dhe i trajtonin administratorët e pushtetit si zagarët, sepse te tillë i ka shndërruar Edi Rama administratorët e pushtetit – shërbëtorë të përulur të krimit të organizuar. Kjo është vepra e kryeministrit të Avdylajve. Rama ik!

Me dhunë e ka marrë pushtetin dhe me dhunë mendon se do ta mbajë pushtetin.

I ka kapur të gjitha. Prokurori e shërbim sekret. Kapi gjykatat. Shkatërroi Kushtetuesen dhe të Lartën, kapi të gjitha organet e reja të drejtësisë dhe mendoi se do të nenshtronte popullin.. Banda e Avdylajve dhe Edi Rama sot kanë kapur çdo institucion. Institucion i vetëm është populli, është sovrani, jeni ju. Le ta degjojë thirrjen tuaj mbarë bota – Rama ik!

Java që shkoi tronditi Europën.

Tregoi të vertetën e këtij sistemi kriminal dhe Europa ka folur qartë. Gjermania ka folur qartë. Vetëm me standarde europiane, vetëm me vlera europiane, ky vend mund të bëhet pjesë e BE-së.

Ka një pengesë per hapjen e negociatave.

Ajo është Shqipëria në sundimin e shtetit të bërë njësh me krimin.
Ajo është qeveria e ardhur me votën e krimit.
Ai është kryeministri i Avdylajve.

Le ta hapim rrugën e bllokuar nga Edi Rama, rrugën tonë drejt Europës. Rama ik!

Boll më me Shqipërinë që do Edi Rama, Astrit Avdylaj, Ymer Lala, Taulant Balla, kriminelët dhe oligarkët.
Boll më me Shqipërinë e një grushti zuzarësh ne pushtet.
Le të luftojmë tani për Shqipërinë e çdo shqiptari. Rama ik!

Vëllezër dhe motra!

Kush mendonte se Partia Demokratike dhe aleatët tanë opozitarë do të pranonin një proces fals zgjedhor të diktuar nga krimi, të futej në zgjedhje me kundërshtarë Astrit Avdylajn, Ymer Lalën, Rrahman Rrahjen, Bajrët, Shullazët, kush kerkonte që ne të futeshim në zgjedhje me një qeveri dhe një kryeminister te kapur ne flagrancë duke vjedhur zgjedhjet, është tmerrësisht naiv.

Ne jemi mbledhur sonte në këtë bashkim të magjishëm zemrash, sepse na bashkojnë vlerat tona, vlerat shqiptare, vlerat europiane, vlerat amerikane, vlerat e vërteta, jo ato qe shiten dhe blihen, vlerat e verteta të perendimit na bashkojnë.

Të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Të demokracisë së vërtetë.
Të një qeverie jo të dalë nga krimi, por të një qeverie të dalë nga populli, me popullin dhe për popullin.

Ne jemi të vetëdijshëm se largimi i Edi Ramës është vetëm hapi i parë për të hedhur themelet e shëndosha të bashkëjetesës demokratike, për ta rikthyer pushtetin tek sovrani, tek qytetarët, tek populli, tek ju.

Ndaj, na mbledh e do të na mbledhë deri në fitoren totale të kësaj beteje, zotimi ynë për vlerat dhe modelin evropian të zgjedhjeve të lira, të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë së pavarur dhe jo të kapur politikisht, të referendumeve popullore si shprehja më e lartë e sovranit për vendimmarrje, të reformave të thella kushtetuese. Kjo rrugë është rruga e vetme e shpëtimit, e shpresës, sepse është rruga drejt Evropës, është rruga drejt Perëndimit.

Por vëllezër e motra, kushdo që ka mbyllur apo mbyll sytë para diktaturës së krimit që ka vendosur Edi Rama, kushdo që ka mbyllur apo mbyll sytë para korrupsionit të hajdutit më të madh në 29 vite, Edi Ramës, kushdo që mbyll sytë para kapjes së shtetit, bën gabimin më të madh, gënjen vetveten.

Edi Rama nuk mund të reformohet.
Edi Rama nuk mund të emancipohet.
Edi Rama është koka e shtetit kriminal, e shtetit të bërë njësh me krimin.
Edi Rama duhet të largohet! Rama ik!

Ndaj në emrin tuaj, dua të siguroj këdo, mik dhe aleat që na dëgjon sot, për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje me 16 shkurt, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, se vlerat, se normat e standardet e Evropës demokratike, se normat dhe standardet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne kërkojmë liri, demokraci, sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve. Por nuk do të pranojmë asgjë më pak. Rama ik!

Me këtë vetëdije jemi mbledhur tash 4 muaj, në këtë manifestim kombëtar force, vizioni, në këtë fuqi shpirtërore të papërballueshme. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, orë e minutë, natë e ditë, sepse ora e fitores po afron. Rama ik!

Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket, as pse të klonohet. Nuk ka dhe nuk do të devijohet as nga propaganda e paguar me dhjetëra milionë euro të drogës dhe të Besos së Tajvanit. Kush ka veshë, ta dëgjojë. Kush nuk di anglisht t’ia përkthejnë, por do të jetë vetëm një rrugë, rruga e standardeve dhe e precedentëve evropianë.

Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Rama Ik!
Ky vend është mbajtur tepër gjatë peng, peng i një njeriu që për pushtetin dhe pasurinë e tij, për karrigen e tij, bëri pakt me krimin, dhe solli krimin në parlament, solli krimin në krye të institucioneve, duke filluar me kupolën e Policisë së Shtetit.

Ky vend është mbajtur për një kohë shumë të gjatë peng i një njeriu të vetëm që kanabizoi Shqipërinë, e ktheu në bazë të kokainës dhe heroinës, për pushtetin e vet dhe pasurinë e tij e mbushi parlamentin me trafikantë, i mbushi zyrat e shtetit me zuzarë.

Ky vend është mbajtur për një kohë shumë të gjatë peng i një njeriu që ia fali të gjitha pasuritë publike një grushti oligarkësh, për t’i grabitur bashkë me ta edhe qindarkën e fundit qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që 1 në 10 shqiptarë nuk ushqehet më shumë se një herë në ditë.

Ky vend është mbajtur për një kohë shumë të gjatë peng i një njeriu që sa herë u kap me Saimir Tahirin, me Elvis Rroshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Fatmir Xhafajn, me Rrahman Rrajen, me Vangjush Dakon, kurrë, asnjëherë nuk zgjodhi ligjin dhe kushtetutën, nuk zgjodhi zbatimin e drejtësisë, por i mbrojti duke pranuar faqe të të gjithë botës, se është ai dhe vetëm ai, koka e bandës kriminale, koka e regjimit kriminal dhe oligarkik. Rama ik!

Koha kur një njeri i vetëm e mban peng vendin, koha kur një njeri i vetëm i mban peng shqiptarët dhe rrugën e tyre drejt Europës, koha kur një njeri i vetëm dhe banda kriminale që i shërben për karrigen e tij, mban peng të ardhmen e vogëlushëve shqiptarë, ka marrë fund. Rama ik!

Ne nuk do të tërhiqemi asnjë cast! Asnjë hap pas, derisa fitorja e popullit të bashkuar kundër krimit, kundër oligarkisë dhe politikanëve kriminelë të marrë fund! Rama ik!

Vëllezër dhe motra!

Anullimi i 30 qershorit është prova e forces sonë të bashkuar, por është vetëm një hap i vogël përpara. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, apo jo?
Qytetarët: Poooo
Deri në fitore apo jo?
Qytetarët: Poooo
Ne jemi të vendosur apo jo?
Qytetarët: Poooo
T’ju dëgjojë bota: Rama ik!
Qytetarët: Rama ik, Rama ik.

Vëllezër dhe motra!

Fitorja e kësaj beteje është bekim për çdo shqiptar. Ajo na bashkon të gjithëve, përtej ndasive partiake. Ajo e çliron vendin nga zgjedha e krimit.

Është koha që, si popull i bashkuar, nën sytë e një bote që na vëren dhe miqve të gatshëm për të na ndihmuar, që unë u shpreh mirënjohjen time nga zemra dhe gatishmërinë tonë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj krize, pra, është koha, miqtë e mi, që, kështu, të bashkuar e të vendosur, të hedhim hapat tanë finalë drejt zgjidhjes së krizës politike. Rama ik!

Ndaj, ju ftoj dhe ju kërkoj që më të njëjtën kurajo dhe vendosmëri që kemi bërë këtë rrugëtim historik drejt çeljes së prespektivës për Shqipërinë si gjithë Europa, ta vazhdojmë rrugën tonë pa u lodhur, pa u epur, të bekuar nga përgjegjësia për fëmijët tanë dhe brezat që vijnë, me misionin tonë kombëtar, qytetar dhe hyjnor, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Ndaj, le të konfirmojmë sonte nga ky shesh fuqinë e vërtetë, që është fuqia e bashkimit, është fuqia e pjesëmarrjes, është forca e vëndosmërisë, ku luftojmë për kauzën e drejtë, për të çliruar Shqipërinë nga padrejtësia; për t’u rikthyer shqiptarëve dinjitetin, për t’u kthyer shanset dhe mundësitë, për të gëzuar pasuritë publike të këtij vendi, përmes punës së ndershme dhe me dinjitet, për t’ia kthyer fëmijëve tanë buzëqeshjen dhe përspektivën e afërt të Shqipërisë si gjithë Europa.

Ju ftoj që në këtë muzg të jashtëzakonshëm, tani, më të bindur se kurrë në forcën e bashkimit tonë, më të vendosur se kurrë, më të qartë se kurrë dhe më shpresëplotë se kurrë në fitoren që po vjen, ndizini dritat e shpresës për çdo shqiptar! Ndizeni dritën e Europës për mbarë botën! Ndizeni dhe bëjeni të ushtojë, të kushtrojë mesazhin tonë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Bashkë do ta hapim derën e Europës. Bashkë do t’i kthejmë vlerat e Europës realitet. Bashkë do t’i japim fund errësirës, siç i dhatë sonte fund errësirës në këtë bulevard shprese, në këtë bulevard drite për çdo shqiptar, për çdo nënë e baba, prind e fëmijë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular