Holanda fiton edhe ndeshjen e tretë në Grupin A ndaj organizatorëve të Ekuadorit duke e mbyllur grupin në kuotën e shtatë pikëve.
Tulipanët nuk hasën vështirësi dhe e mbyllën fazën e grupeve me një fitore 2-0 teksa golat u shënuan nga Cody Gakpo në pjesën e parë dhe mesfushori Frenk De Jong në fraksionin e dytë.
Katari rezistoi deri në minutën e 26-të, por një aksion model me pjesëmarrjen e Depayt dhe Klaassen, u përmbyll bukur nga talenti i “Tulipanëve” që konfirmoi formën e shkëlqyer në këtë Botëror. Për Gakpo ishte goli i tretë në këtë Botëror teksa 23-vjeçari është padyshim lideri i formacionit të trajnerit Louis Van Gaa
Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Holanda vendosi në “kasafortë” suksesin duke qenë se shënoi në minutën e 57-të golin e dytë me anë të Frenkie De Jong që u tregua më i shkathët se kundërshtarët në zemër të mbrojtjes.
Kështu, Holanda merr kualifikimin për në fazën e 1/8-tave aty ku e pret një përballje me vendin e dytë të Grupit B. Nga ana tjetër, Katari e mbyll këtu pjesëmarrjen në Botërorin e shtëpisë duke u larguar pa asnjë pikë në tre ndeshje, i pari vend organizator që regjistron një rekord kaq negativ.