Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko. Lajmi konfirmohet nga News 24.
Pasko e cila ishte edhe redaktore e disa filmave të njohur, është ndarë nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Kush ishte Atalanta Pasko
Ajo ka lindur më 23 Prill të vitit 1951 në Tiranë. Familja e saj e kishte origjinën nga Çamëria. Ai nisi punën në moshën 21-vjeçare në Kinostudio “Shqipëria e re” në montazh. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë si “Dhuruesit e jetës” dhe Higjienë” me regji të Mit’hat Fagut.
Pasko ka bërë montazhin e mbi 20 filmave artistikë si “Gjeneral gramafoni”, “Nusja dhe shtetrrethmi”, “Radiostacioni”, “Apasionata”, “Fushë e Blertë, fushë e Kuqe”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, etj.