Neser do te mbahen primaret dhe tre kandidatet kane dhene nje mesazh te fundit ne Kamez. Arjan Hoxha, Asllan Dogjani dhe Shemsi Prençi neser kerkojne voten pqe te qene kandidat per Bashkina Kamez
Statusi i Shemsi Prencit
Përshendetje !
Të nderuar Anëtarë dhe simpatizantë të PD Kamez e Paskuqan !
Ditën e diel Data 4 Dhjetor, çdo anëtar i Partisë Demokratike, që ka patur emrin në listat e anëtarësisë deri në zgjedhjet e Datës 25 Prill 2021, si dhe çdo simpatizant Demokrat i regjistruar me formular me NR serie , do të ketë të drejtën për të votuar në Primaret e organizuara nga PD.
Ju lutem gjeni pak kohë nga koha juaj dhe ejani të votoni.
Telefononi dhe kujtonjini çdo mikut e shokut tuaj Demokrat, që të votojë nga ora 08-16:00 më 4 Dhjetor…
Nëse zgjedhja juaj do të jem Unë, duhet ta dini se do ju udhëheq në një garë dinjitoze e të fortë për një fitore të sigurt ndaj rregjimit Rama- Rilindja me 14 Maj 2023 dhe garantoj se do t’ju shërbej me vizion dhe përkushtim, me profesionalizëm dhe ndershmeri.
I juaji me respekt e mirnjohje, Shemsi Prençi. Faleminderit !
Statusi i Arjan Hoxhes
Të dashur anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Degës Kamëz dhe Paskuqan, nesër është një ditë historike për Partinë Demokratike dhe demokracinë e brendshme politike.
Nesër, për të parën herë në historinë politike Shqipëtare është dita kur zgjedhja e kandidatit për Kryetar Bashkie brënda familjes demokratike është në dorën tuaj.
Kam një falenderim te madh për çdo demokrat dhe mbështetës te PD që gjatë këtyre ditëve ka kontribuar ne këtë proçes demokratik dhe jetik për forcën tonë politike dhe opozitarizmin në tërsi.
Unë neser kërkoj që, më votën tuaj të bëni të mundur që sëbashku të fillojmë një rrugë të re, e cila nuk do të ndalet deri në kthimin e Bashkisë qytetarëve të Kamzës.
Me respekt Arjan Hoxha
Statusi i Asllan Dogjanit
Më shumë se 15 mijë e 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë regjistruar për të marrë pjesë në Primare!
Ky interesim kaq i lartë tregon, se fryma e Ndryshimit ndjehet nga secili!
Unë Ju ftoj, që nesër bashkë me të njohurit dhe familjarët Tuaj të shkoni për të votuar!
Vlërësimin dhe besimin që më beni me votë dëshiroj t’ua kthej me punë, duke Ju vënë kohën dhe kontributin tim në sherbimin Tuaj, në interes të çdo demokrati e qytetari të Kamzës dhe Paskuqanit me nder dhe respekt për çdo banor të Kamzës e Paskuqanit!
Së bashku do të bëjmë të pamundurën për zhvillimin e mëtejshëm të Kamzës.
Ju siguroj, se vetëm me punë mund ta bëjmë Kamzën një qytet evropian!
Ju kërkoj, që të më besoni dhe të më votoni mua, duke Ju siguruar, se fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë e sigurt dhe më e madhja se asnjëherë tjetër.
Së bashku do ta largojmë këtë qeveri dhe shërbëtorin e Ramës, Rakin Suli!