Antonela Rokuzo, gruaja e Lionel Mesit, nuk ka ngurruar të qortojë publikisht djalin e saj, Mateo, gjatë duelit mes Argjentinës dhe Australisë, i cili përfundoi me fitoren 2-1 të argjentinasve dhe u siguroi një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës
Në pamjet e publikuar në rrjetet sociale këtë të diel, Mateo shfaqet duke hedhur një çamçakëz në drejtim të tifozëve argjentinas që po këndonin dhe menjëherë merr një qortim të ashpër nga e ëma.
Mateo është fëmija i dytë i çiftit dhe është shtatë vjeç. Ai ka qenë gjatë gjithë Botërorit në tribunë duke ndjekur ndeshjet e Argjentinës bashkë me vëllezërit e tij, Tiago dhe Çiro.
PANORAMASPORT.AL