Një konflikt i çastit mes dhëndrit dhe familjarëve të nuses ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Babë e bir janë plagosur nga dhëndri i tyre, i cili pas ngjarjes është larguar
Të plagosur kanë mbetur Xhevdet Barushi 60 vjeç dhe djali i tij Albion Barushi 30 vjeç, të cilët janë dërguar në spital me plagë të rënda
Policia thotë se konflikti ka qenë i çastit, megjithatë ende nuk ka detaje.
“Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftim