Nga Edlira Devolli
Është ashtu si duket, është ashtu si është.
Primaret e mbajtura me votë anëtarësie dhe simpatizantësh i lanë rrugë të lirë socialistëve të fusnin hundët në zgjedhjet e brendshme të demokratëve të foltores. Parregullsitë, tërheqjet nga gara e denoncimet në disa degë vërtetuan mungesën e theksuar të seriozitetit nga ana e organizatorëve të procesit. Dhe si për t`i vënë vulën, del e deklaron “legjenda” se mund të kenë votuar socialist dhe për këtë ai nuk vë dorën në zjarr.
Ka të drejtë, nuk vihet dora në zjarr kur e di se çfarë çorbe ka gatuar vetë. Por m.q.s votat e socialistëve u barazuan me ato të demokartëve duke u dhënë të njëjtën vlerë, atëherë shifrat e pjesëmarrjes mos i përdorni si pjesëmarrje e anëtarësisë.
Nga deklarimet e “legjendës” dhe ata rreth tij del se pjesëmarrës në votimet e primareve kanë qenë anëtarë të PS, anëtarë të PL dhe anëtarë të rithemelimit, fiks trekëndëshi bermudës.
Është e njëjta formulë e përdorur për mbledhjen në stadium një vit më parë, për të ashtuquajturin referendum i 18 dhjetorit, sulmin e 8 janarit mbi selinë e PDSH (vërtetuar kjo nga sms që shkëmbente Metaj-Këlliçi), primaret për zgjedhjet e 6 marsit, pse jo dhe zgjedhjen e Berishës përball Ibsenit.
Të gjitha këto shërbejnë për të mbajtur gjallë frymën revolucionare, ku sa herë një kënd i bermudës ka hall personal, dy këndet e tjera i gjenden me gjithë mundësitë dhe mekanizmat që posedojnë.