C.Ronaldo është kthyer në çështje edhe në radhët e përfaqësueses portugeze, vendi i fundit në botë ku CR7 mbetet ende i paprekshëm. Pavarësisht se ky status është vendosur ndjeshëm në dyshim, madje tifozët, 70% e tyre nuk e duan titullar, mediat portugeze shkruajnë se ylli i futbollit luzitan edhe ndaj Zvicrës do të zbres në fushë nga minuta e parë e parë.
Në konferencë për shtyp edhe trajneri Fernando Santos është pyetur mbi këtë temë, mbi C.Ronaldo-n dhe gjestet e tij të fundit në sfidën kundër Koresë së Jugut:
![Fernando Santos And Cristiano Ronaldo Cropped 19p119z3sd3iw1ikx29u8yc6jl](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2022/11/fernando-santos-and-cristiano-ronaldo-cropped_19p119z3sd3iw1ikx29u8yc6jl-600x337.jpg)
“Nuk kam dëgjuar asgjë nga ajo që ka thënë në fushë, pashë vetëm duke bërë fjalë me një futbollist korean. Më pas e pashë në TV dhe nuk më pëlqeu aspak. Jo, nuk më pëlqeu. Ajo që dua të theksoj është se të gjithë lojtarët janë në dispozicion për sfidën kundër Zvicrës.
A do të jetë Ronaldo titullar? Unë e them formacionin gjithnjë ditën e ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, përpara se të nis ndeshja, kështu ka qenë gjithnjë. Çështja është e mbyllur, të gjithë janë në dispozicion”, u shpreh Fernando Santos në konferencë për shtyp.