Por deklaratave të ministres dhe drejtueses politike të PS për qarkun e Dibrës, i ka kthyer përgjigje nënkryetarja e Bashkisë së Matit, Anjeza Shema. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shema shprehet se, ministrja Xhaçka mund të gënjejë veten, por jo matjanët.
Statusi i Anjeza Shemës:
Zonja ministre,
Sa bukur e keni thënë…Bashkitë që u drejtuan nga e majta u investuan nga qeveria ndryshe nga ato që u drejtuan nga e djathta…
Na thoni pak ju lutem zonjë, kujt i thoni bashkëpunim? T’i thonim kryeministrit “Skënder Beu”?
Se në fakt janë shumë projekte aty zonjë që janë në mëshirën tuaj duke aplikuar e riaplikuar që ju t’i investoni….dhe ju garantojmë që janë projekte vizionare dhe shumë të rëndësishme për Qytetin dhe Njësitë e Matit. Po nuk keni dijeni ju me të drejtë në fakt se nuk ju ka interesuar bashkëpunimi për qytetarët,ju ka interesuar bashkëpunimi i llogaritjes ku marrim vota e ku mashtrojmë më mirë.Këtë bashkëpunim në fakt nuk j’ua ofrojmë dot as ne,as Matjanët.