Nga Bujar Leskaj
Dje, Kosova ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Dje, Kosova ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
14 Dhjetori është pa diskutim një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, sepse aspiratat e tyre për liri, paqe, barazi, drejtësi orientimin europian dhe euroatlantik, dhe të ardhmen e Kosovës brenda familjes së BE-së përbëjnë hapin e parë drejt anëtarësimit në BE.
Nënshkrimi i aplikimit për anëtarësim në BE është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës dhe të dëshirës së patjetësueshme të popullit të Kosovës; një dëshirë e ëndërr e kahhershme e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, një aspiratë e UÇK-së; një dëshirë dhe ëndërr e të gjithë qytetarëve të Kosovës; të gjithë atyre që sakrifikuan jetën dhe provuan gjenocidin serb.
Sot, është dita që të gjithë të urojmë Kosovën në këtë moment historik, sepse është një moment, i cili synon hapjen e një kapitulli të ri, jo vetëm për Kosovën, por edhe për ne.