Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA nuk ka ende një kryetar të ri edhe pas 11 raundesh votim
Udhëheqësi i Partisë Republikane ka dështuar në çdo raund për të siguruar 218 votat e nevojshme për t’u shpallur fitues, shkruan Sky News.
Tani mesditën e të premtes pritet të zhvillohet raundi i dymbëdhjetë i votimit. Republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të ndërmjetme, ku siguruan një shumicë të vogël 222-212.
Megjithatë, ngërçi në votimin për një kryetar të ri ka ekspozuar përçarjet brenda partisë.
Të paktën 200 republikanë kanë mbështetur zotin McCarthy në secilën nga votimet e kësaj jave dhe megjithëse më pak se 10% e ligjvënësve republikanë kanë votuar kundër tij, gjë që është e mjaftueshme për t’i mohuar atij 218 që i nevojiten për të pasuar Nancy Pelosi si kryetar.
McCarthy nuk ka arritur të marrë mbështetjen që i nevojitet për t’u zgjedhur kryetar për shkak të një grupi prej 20 anëtarësh që vazhdojnë të refuzojnë ta mbështesin atë.