BallinaAktualitetPërfundon mbledhja e Kryesisë së PD, ja vendimi surprizë që do t'i...

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, ja vendimi surprizë që do t’i propozohet dhe Këshillit Kombëtar

spot_img
spot_img

Ka zgjatur më shumë se 1 orë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila pasoi një takim të Bashës me aleatët e saj, për të ashtuquajturin aksion opozitar, pasi Presidenti i vendit Ilir Meta shfuqizoi dekretin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Kryesia ka marrë një sërë vendimesh por më i rëndësishmi mes tyre është ai për t’i propozuar Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo Bashki.

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”,- sqaron Kryesia e PD.

Ndërkaq, kryedemokrati Lulzim Basha ka përseritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me Edi Ramën kryeministër. Më herët, qëndrimin e Bashës e përqafuan edhe aleatët e tij, me të cilët zhvilloi një mbledhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular