Multimiliarderi Elon Musk ka thyer një tjetër rekord botëror, por këtë herë për keq. Faqja zyrtare “Guinnes World Records” ka bërë me dije se Elon Musk ka thyer rekordin si personi që ka humbur më shumë pasuri në histori.
Sipas saj, që prej nëntorit të vitit 2021 deri në dhjetor 2022, Musk ka humbur rreth 165 miliardë dollarë nga pasuria e tij.
Shifrat bazohen në të dhënat nga botuesi Forbes, por Guinness tha se burime të tjera sugjeruan se humbjet e Musk mund të ishin edhe më të larta se kaq.
Kjo vjen pas rënies së vlerës së aksioneve në firmën e makinave elektrike Tesla, pasi ai bleu Tëitter vitin e kaluar.
Blerja e Tëitter-it për 44 miliardë dollarë ka sjellë shqetësime tek investitorët. Ata mendojnë se Elon Musk nuk po i kushton vëmendje të mjaftueshme kompanisë Tesla.
Humbjet e Musk që nga nëntori 2021 tejkalojnë rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh (47 miliardë paund), të pësuar nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në 2000.
Humbja e vlerësuar bazohet në vlerën e aksioneve të tij, të cilat mund të rifitojnë vlerën e tyre, që do të thotë se pasuria e Musk do të rritet përsëri.