BallinaKryesoreAmbasadori William Walker merr “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit”, Basha ishte propozues...

Ambasadori William Walker merr “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit”, Basha ishte propozues i marrjes së dekoratës

spot_img
spot_img

Lulzim Basha ka qenë prezent në ceremoninë e nderimit të ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të ‘Kalorësit të Urdhërit të Flamurit’ i akorduar nga Presidenti i Rpeublikës.
Lulzim Basha ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe 3 deputetët demokratë, Oriola Pampuri, Flamur Hoxha dhe Kreshnik Çollaku, teksa është përshëndetur edhe me personazhe të rëndësishme të politikës nga vendi dhe rajoni.
Mesohet se ka qene Lulzim Basha propozues në presidencë për dekorimit më të lartë.

Statusi i plotë:

I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.

Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.

Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.

E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular