BallinaKryesoreFlamur Hoxha me ambasadorin Walker: Masakra e Reçakut dëshmi e terrorit dhe...

Flamur Hoxha me ambasadorin Walker: Masakra e Reçakut dëshmi e terrorit dhe gjenocidit serb!

Nga Flamur Hoxha
Masakra e Reçakut dëshmi e terrorit dhe gjenocidit serb!
Nderim përjetë për 45 shqiptarët civilë të masakruar prej Serbisë në Reçak me 15 janar 1999, masakër që tronditi botën e civilizuar demokratike dhe zbuloi botërisht fytyrën e pushtuesit serb.
Faleminderit e mirënjohje të përhershme Ambasadorit amerikan të OSCE William G Walker që e denoncoi botërisht krimin serb, që e cilësoi saktësisht krimin serb si krim e masakër kundër njerëzimit, faleminderit që po e kujton vazhdimisht këtë krim e masakër,që bota të mos e harrojë e që serbët të mos veshin kostumin e viktimës.
Ndjehem i nderuar e krenar që vendi ynë Shqipëria përmes kreut të shtetit i dha Ambasadorit Walker titullin e lartë “Kalorës i Urdhërit të Flamurit” në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Nderojmë Ambasadorin Walker, Kalorësin e Urdhërit të Flamurit!
Mirënjohje mbrojtësve e aleatëve të shqiptarëve.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular