ë një intervistë për “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se ai është për një president të votuar nga populli.
Ai tha se presidenti sot është vetëm një funksion që zgjidhet me një vendim puro politik dhe se nuk e vendos në vështirësi dot mazhorancës sikurse do ta bënte me votim të cilësuar.
Topi: Unë dhe të tjerë kemi thënë një modeli më i mirë është që presidenti të zgjidhet nga populli. Pozicioni i presidentit nuk është vetëm një funksion ligjor dhe institucional, pro edhe një faktor psikologjik për t’i thënë politikës që nuk e ka zgjedhur ajo. Ky autoritet është dobësuar dhe zgjidhet sot me një votim me 71 vota. Sot duhet sikur është një produkt puro politik.
Dikur votimi i cilësuar që i kalonte votat e mazhorancës gjithmonë do ta vente në vështirësi mazhorancës nëse do të kishte një kundërshtim me mazhorancës, sepse mund të kërcënonte dorëheqje dhe e çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Sot mazhorancat janë të çimentuara dhe presidenti mund të largohet dhe zgjidhet sërish javën tjetër. Ka rënë instrumenti i mocionit të mosbesimit në Kuvend. Pra, vitit 2008 ka shkatërruar bazën e demokracisë në Shqipëri duke i kthyer partitë në funksion të kryetarëve, duke vazhduar me kodin zgjedhor që e ka bërë dypartiak dhe ka dëmtuar marrëdhëniet mes institucionet.