BallinaOP EDKoka në Stamboll, Trupi në Janinë, Turpi në Tepelenë!

Koka në Stamboll, Trupi në Janinë, Turpi në Tepelenë!

spot_img
spot_img
Nga Arben Manaj
Se fundmi, serish isha ne Janine per here te dyte, thjesht si nje tepelenas i apasionuar pas figures sa karizmatike aq edhe kontraverse te te Madhit Ali Pashe Tepelena, sundimtarit unikal te Epirit, sic e quajne greket e atjeshem ate pjese te botes, te cileve duket se historia u fillon dhe mbaron krenarisht me figuren dhe gjithshka qe simbolizonte Ali Pasha!
Sot 201 vjet me pare, eshte dita e vrasjes se tij ne 1822!
Tek vari i tij perballe Xhamise Fetije ne kalane e Janines i mbuluar me kuvli hekuri sikur kane frike nga clirimi dhe gjema qe mund te shkaktoj ringritja e tij, edhe pse u solla verdalle disa here ne kerkim te nje dedikimi se i kujt eshte ky varr edhe pse shumica e turisteve shkojne atje per ta pare varrin pa koke te njeriut qe armiqesoj Porten e Larte, por krijoje nje vilajet indipendent, vetem nje shenje ne forme dritareje tregonte se ndodhej varri i tij!
E nese nuk ishe tejet i kujdesshem do e humbje orientimin dhe njohurine per vendndodhjen e varrit te tij!
Edhe pse Ali Pasha eshte njeriu qe te kujton si i dyti, nje udheheqes shqiptar, ne erresiren e stergjatur otomane, pas Skenderbeut, ai padyshim mbetet dipllomati i pare tipik shqiptar qe u morr me Napolonin, Mbretin e Anglise, Carin e Rusise e padyshim Porten e Larte!
Edhe pse aktivitetin e tij politik e ushtarak e ushtroj ne Janine, nje zone e padefinuar qarte si pjese e Greqise sic eshte sot, ka aq shume relike, muzeume deri tek llulla e tij e famshme ne ishullin ne mes Liqenit te Janines, thene kjo, ai njihej si Ali Pashe Tepelena, e jo Janina, sepse ishte prej andej, nje e hedhur guri larg nga fshati i gjysherve te mij, serish ndihesh tmerresisht keq sa pak ne ne Shqiperi kemi per nje figure te tille te privatizuar nga greket!
Kemi nje kala e cila se fundmi eshte mirembajtur por qe ka nevoje te kthehet ne nje Meke te krenarise shqiptare permes shnderrimit te saj ne nje qender te vertete muzeale!
Dhe kjo fillon me rindertimin e Sarajeve ku ai jetonte kur qendronte ne Tepelene e deri tek rikonceptimi i Kalase e cila mund te shnderrohet te pakten sa gjysma e asaj te Janines! Maketet egzistojne te ketyre sarajeve! Shume artifakte dhe relike, arme, jatagane a veshje te kohesh, jam i sigurt se egzistojne neper Shqiperi nga ajo periudhe. Sepse s’ka perse nje pikture e jashtezakonshme e nje piktori modern shqiptar Agim Sulaj nga Vlora, te jete ne Muzeun e Ali Pashes ne Janine e jo ne Tepelene, ku nuk egziston !
Fal Zotit marredheniet i kemi shume te mira me Stambollin dhe mund te gjurmojme dhe kerkojme shume objekte dhe dokumenta ne arkivat otomane nga ajo kohe, perse jo akoma me me ngulm se Berisha, edhe koken e Ali Pashes te cilet turqit nuk eshte se e kishin xhan!
Edhe ca elemente nga aktiviteti dhe nderveprimi i tij politiko-dipllomatike me qendrat e medha te vendimarrjes se kohes, perfshi edhe ato britanike si ato me Lordin Bajron, shume lehte mund te perbejne pjese te ketij muzeu ne Kalane e Tepelenes, per njeriun me te famshem te ketij qyteti dhe nder me te njohurit ne Shqiperi!
Edhe pse qeveria aktuale ka bere jo pak per kalane e Tepelenes, por kjo eshte shume pak nga sa kerkohet dhe jane mundesite!
Por kjo iniciative do vizion kulturor, dhe dashuri qeveritare pertej asaj edhe ndaj Termet Pecit apo Mero Bazes se per mua ska e ska, qe udheheqesi artist i Shqiperise s’po di ta prioritarizoj sa duhet trashegimin e saj historike dhe te nje qyteti dhe birit te saj te lavdishem, qe as turqit as greket nuk ja hoqen dot fjalen Tepelena nga emeri i tij!
S’kemi pse lodhemi aq shume per fshatra turistike neper humbetira shqiptare kur kemi kryeqendra historike e turistike te shnderuara ne fshatra, as turistike si Tepelena te ciles i kalojne tangent shqiptare e te huaj!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular