BallinaPolitikeKërkesa e LZHK-së për ndryshimin e emrit në KQZ, kryekomisioneri Celibashi merr...

Kërkesa e LZHK-së për ndryshimin e emrit në KQZ, kryekomisioneri Celibashi merr vendimin

spot_img

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Fabian Topallaj, kishte paraqitur një kërkesë në KQZ për ndryshimin e emrit të partisë në Lëvizja Progresiste për Zhvillim Kombëtar.

Në lidhje me këtë kërkesë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pasi ka shqyrtuar rastin në fjalë, është shprehur se partia do të regjistrohet në zgjedhje me të dhënat që janë në dokumentacionin e regjistrit të Gjykatës së Tiranës, pra sipas tij, ndryshimi i emrit nuk është i mundur.

“Emri i Partisë dhe të dhënat e tjera do të jenë ato sipas dokumentacionit të regjistrit të Gjykatës së Tiranës”, është shprehur Celibashi.

Kujtojmë se kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është deputeti Dashamir Shehi dhe ky subjekt politik ka garuar krahë Partisë Demokratike në zgjedhjet e mëparshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular