Arbër Hajdari ka komentuar mbrëmjen e sotme sjelljen e çiftit Kiara dhe Luiz në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Ai deklaroi se nuk gjen dot arsye për të justifikuar sjelljen arrogante të Kiarës në raport me Luizin duke theksuar se nuk e justifikon fare indiferentizmin e saj teksa partneri i saj ka qenë i sëmurë.
‘Nuk gjeja arsye për të justifikuar sjelljen e Kiarës. A ka qenë Olta false nuk e di sepse nuk jam në zemrën e saj. Nuk e justifikoj fare indiferentizmin e Kiarës.
Ty nuk duhet të shqetësojë Olta por dhimbja që ka personi i zemrës. Kur personi jot i dashur të thotë jam sëmurë nuk gjej arsye për ta justifikuar. O Luiz nuk e ke detyruar ti Kiarën të bëhet arrogante.
Unë në marrëdhënien time kërkoj më shumë afrimitet dhe prandaj e shikoj kështu. Shpesh herë unë kam parë se ti ke sjellje arrogante në raport me Luizin”, u shpreh Arbri.