Pas regjistrimit të tij nga KQZ në zgjedhjet vendore të 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të demokratëve ditën e sotme.
Mësohet se mbledhja ka nisur rreth orës 16:00 dhe ende nuk ka mbaruar punimet.
Sakaq, raportohet se në të janë mbledhur dhe grupet e punës për zgjedhjet, të cilat mendohet se janë edhe tema kryesore e diskutimit.
Gazetari Osman Stafa ka raportuar për BalkanWeb se deputetët që kanë marrë pjesë në këtë mbledhje janë: Eralda Tase Bane, Orjola Pampuri, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Kreshnik Collaku, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj, Selaudin Jakupllari.