Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë 50 vjeçari Luan Lukaj dhe janë plagosur 3 persona të tjerë.
Sipas News24, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek spitali i Traumës.
Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Njoftimi i policise
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.