BallinaKronikeEmri/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Milot! Humb jetën 50-vjeçari, plagosen...

Emri/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Milot! Humb jetën 50-vjeçari, plagosen edhe 3 persona të tjerë. Ja si është gjendja e tyre

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë 50 vjeçari Luan Lukaj dhe janë plagosur 3 persona të tjerë.

Sipas News24, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek spitali i Traumës.

Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i policise

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen  ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular