BallinaAktualitetNishani për “KosovaPress”: Gjendja në Shqipëri në pikën kritike, mund të...

Nishani për “KosovaPress”: Gjendja në Shqipëri në pikën kritike, mund të këtë përplasje të rrezikshme

spot_img
spot_img

Degradimi i një ekuilibri në mes funksioneve të institucioneve që veprojnë në Shqipëri, shtetin shqiptar e ka çuar drejt një krize të madhe institucionale, politike dhe ekonomike, të cilën asnjëherë nuk e ka pasur deri tani. Ndërsa, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata të rrezikshme.

Kështu u shpreh ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani  i cili në një intervistë për “KosovaPress” ka folur për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe përplasjet në mes presidentit, Ilir Meta dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me zgjedhjet lokale.

Sipas Nishanit, Shqipëria sot ka institucionet më të dobëta që kishte ndonjëherë, pasi siç thotë ai, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë pjesë e politikës.

Për tejkalim të kësaj situate të krijuar në shtetin shqiptar ish-presidenti, Bujar Nishani kërkon që të merren më me seriozitet. Ish-kreu i shtetit shqiptar e cilëson gjendjen në vendin tonë si  tejet kritike, ndërsa shton se një neglizhencë e shtuar mund të prodhojë një përplasje të fortë.

Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar. Ndërkohë, fajtor kryesor për këtë e bënë politikën aktuale të Shqipërisë të udhëhequr nga Edi Rama. Nishani ka shtuar se kjo klasë politike është duke e rrezikuar edhe lëvizjen  e lirë të popullit shqiptar.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular