Kryetari i Rithemelinit në Fushë Krujë ka njoftuar përmes një statusi tërheqjen e tij nga funksionet drejtuese të rithemelimit.
Duhet të bëja një hap pas, për nder të bashkimit të demokratëve, shkruan ai.
Postimi i plotë
Të nderuar demokratë te Krujës, Fushë-Krujës, Nikles,Thumanës, Bubqit, Malësisë.
Dua të shpreh falenderimin për të gjithë ju, që kam bashkepunuar në kohët më të vështira të drejtimit të PD qe nga viti 1991 deri sot dhe kurrë nuk jam tradhtuar dhe kurrë nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetëm një marrëdhënie-Sinqeriteti dhe Besimi.
Sot dua të ju them se kam dhënë dorëheqjen nga te gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushë- Krujë.
Ky ishte vendimi im me i vështirë që kam marrë në jetë, por kur marrëdhenia dhe bashkëjetesa partiake nuk shkon ne favor të bashkimit dhe qëllimit të fitores, e gjykoj të arsyeshme që duhet të bëj nje hap pas sepse demokratët meritojnë më shumë.
I juaji, me respekt Sabah Stafuka!