BallinaAktualitetEMRI/“Do të gjej kudo që të jesh”, mori ryshfet 2000 euro për...

EMRI/“Do të gjej kudo që të jesh”, mori ryshfet 2000 euro për të lehtësuar akuzat ndaj një të dënuari për drogë, arrestohet oficeri i policisë gjyqësore në Tiranë

spot_img
spot_img

Oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, Sokol Canameti 48-vjeç është arrestuar me vendim gjykate. Bëhet me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar sot vendimin penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për punonjësin e policisë N/Komisar Sokol Cenameti, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Oficeri i policisë gjyqësore ka kërkuar nga 22 vjeçari me iniciale E. K., një shumë prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë. Kujtojmë se hetimet ndaj tij kanë nisur më 31 tetor të vitit të kaluar, ndërsa masa u vendos sot.

NJOFTIMI I PLOTË I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar sot vendimin penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për punonjësin e policisë N/Komisar Sokol Cenameti, 48 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Gjithashtu, është ekzekutuar vendimi penal për caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për shtetasit F.K., 51 vjeç dhe E.K., 22 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim,
Masat e sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar u ekzekutuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e të dhënave të inteligjencës informative, u administruan prova dhe fakte se punonjësi i policisë S. C., me detyrë Specialist në Seksionin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kundrejt përfitimit monetar të paligjshëm, ka premtuar lehtësimin e pozitave procedurale penale të një shtetasi, ndaj të cilit zhvillonte hetime për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 181 datë 31.10.2022, procedim i regjistruar mbi bazën e materialit referues të dërguar nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim S. C., me detyrë oficer i policisë gjyqësore, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, pasi zyrtari i policisë gjyqësore, i hetuari S. C., duke ushtruar presion ndaj të arrestuarit E. K., i ka kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë.

I hetuari E.K., ka vënë në dijeni menjëherë të atin, të hetuarin F. K., i cili nëpërmjet njohjeve të tij, pasi ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh, ja kanë dhënë të hetuarit S. C. rreth orës 17.30-20.00 të datës 10.10.2022.

Me veprimet e tyre shtetasit E. K. dhe F. K. dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.30 datë 07.04.2023 ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për shtetasin:

S. C., i dyshuar për veprën penale “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319/ç të Kodit Penal.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, ekzekutoi në datën 09.04.2023 masën e sigurimit të caktuar me vendimin nr.30 datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular