BallinaAktualitetBashkia Himarë, dora e krimbur e korrupsionit dhe parazitizmit

Bashkia Himarë, dora e krimbur e korrupsionit dhe parazitizmit

Nga Skerdjan Dhuli
Bashkia Himarë, dora e krimbur e korrupsionit dhe parazitizmit.
Jorgo Gorua (sot do ja kursejmë emërtimet e merituara si ditë pashke) është i vetmi kryebashkiak në Shqipëri që do jap llogari për ato që ka bërë jo për ato që ska bërë.
Ja psh.
Jorgua ka 12 vjet kryetar Bashkie por Piluri nuk ka ujë.
Dhe çbëri Jorgua do thoni ju ? Kur banorët gjetën vetë fondin nga disa organizata Europiane, Jorgua nuk ju dha lejen për ta bërë ujësjellësin. Dmth mirë që i vjedh lekët dhe i ndan me kushëririn e tij drejtor e nuk ndërton ujësjellësa, por kur banorët e gjejnë vetë financimin, ky shkon dhe e bllokon.
Kuçi psh ka probleme me ujin për vete.
Jorgua ju thotë “do marrim ca ujë nga ju e do ja çojmë Pilurit”. Ai Jorgo që nuk e bëri ujësjellësin e Pilurit për 12 vjet, u dashka ta bëjë tani ? Gënjeshtar hajdut.
Piluri e ka rrugën që lidhet me Hinarën (e vetmja e kalueshme) për faqe të zezë. E çbën Jorgua që vjedh dhe shapkat ? 2.6 km rrugë që i duhet Pilurit për të dalë më rrugën e lumit të Vlorës (Qeparo-Kuç) Jorgua nuk jua ndërton.
I shkon njeriu dhe i thotë “më jep leje të ndërtoj shtëpinë në tokën time”. E ç’bën Jorgua ? I thotë “leje nuk të jap dot, po kam gjetur një bisnesmen që do të ta blejë”.
Shkon një burrë i mirë nga Piluri e ndërton 2 banjo me dërrasa për të shkuar turistët meqë qendra e fshatit nuk ka banjo publike.
Ça bën Gorua do thoni ju ? I dërgon policinë dhe e arrestojnë për ndërtim pa leje. Ha dynjanë nëpër burg e gjykata e prokurori.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular