BallinaKryesoreIuteCredit si histori suksesi në Shqipëri dhe Bealba Mata arkitektja e kësaj...

IuteCredit si histori suksesi në Shqipëri dhe Bealba Mata arkitektja e kësaj arritjeje!

Shqipëria në këto 32 vite ka njohur zhvillime mbresëlënëse edhe pse ka shumë për të arritur standartet që nevojiten dhe pararojë e tyre ka qenë sektori privat, pavarësisht fushës së aktivitetit.
Historitë e suksesit kanë qenë të ndryshme, komplekse dhe kanë ardhur nga individë të forte, të zgjuar, guximtarë dhe vizionarë! Një nga fushat me risk që ka pasur nevojë, jo thjesht për guxim, por dhe një plan të detajuar financiar ka qenë ai bankar dhe i mikrofinancës. Në vendin tonë janë disa shoqëri që e ushtrojnë këtë aktivitet dhe njëra prej tyre surprizoi me suksesin e arritur në kohë rekord edhe pronarët e saj të cilët ndoshta nuk kishin pritshmërinë e asaj që iu panë sytë në bilancet financiare!
Fjala është për IuteCredit, një shoqëri mikrofinance me kapital estonez e cila vepron sot në Shqipëri me një seriozitet maksimal, iu vjen në ndihmë mjaft shqiptarëve që kanë nevojë për para dhe financim të shpejtë! IuteCredit Albania është pjesë e kompanisë ndërkombëtare AS IuteCredit Europe, me qendër në Tallin, Estoni, lider në ofrimin e kredive të shpejta konsumatore pa kolateral, me aktivitet biznesi në 5 shtete: Moldavi, Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Bullgari dhe Shqipëri. IuteCredit Albania është një institucion financiar i licensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2015. Si e tillë, ajo operon një politikë kredie të përgjegjshme që përfshin vlerësim të rrezikut të kredisë, kushte të qarta dhe transparente pa tarifa të fshehura dhe shërbim të shpejtë e komod ndaj klientit gjatë gjithë procesit. Misioni i shoqërisë është krijimi i përvojës së jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientit si dhe vlerat janë: Komoditeti, shpejtësia dhe humanizmi.
E ndonëse po flasim për këtë kompani lidere në treg dhe përvojë të mirë nga vendi që vjen, suksesin e arritur në vendin tonë Shqipëri, e ka mundësuar një zonjë e nderuar, mirë e shkolluar, e angazhuar dhe e përkushtuar për të justifikuar besimin e atyre që i ngarkuan një mision të rëndësishëm, ndoshta sfidën e jetës së saj. Estonezët jo rastësisht trokitën të vinë në Shqipëri, ishte studimi i tregut, planbiznesi dhe aftësia për t’i bindur investitorët që të vendosnin që të ushtronin veprimtarinë ekonomike në tokën e shqipeve nga 3 vende që planifikonin në Ballkan. Arkitektja, ajo që bindi estonezët të investojnë në Shqipëri quhet Bealba Mata, adminstratorja e IuteCredit. Eshtë një zonjë e cila ka mbaruar studimet e larta me rezultate shumë të mira, shquhej për dëshirën e të nxënit të dijeve që në fëmijërinë e saj duke ardhur dhe nga zonë arsimdashëse si Elbasani, është karakterizuar për aftësinë profesionale e ndërthurur me energjinë për t’i çuar gjërat para. E përsa konstatuam, në duart e saj erdhi momenti magjik për të treguar veten dhe shënuar këtë arritje, duke sjell IuteCredit në vendin tonë, si dhe në kohë rekord kjo kompani mundi të rritej shpejt, e sot pas 7 vitesh aktivitet të jetë një histori suksesi.
Kush është Bealba Mata administratorja e
Iute Credit dhe punonjësja nga dita e parë!

Bealba Mata është punonjësja e parë, por dhe administratorja e kompanisë nga dita e themelimit të saj. Arsimin e mesëm e ka mbaruar në Elbasan në një qytet arsimdashës për të përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik për Administrim Biznes në Universitetin e Tiranës. Për ata që e kanë njohur si nxënëse dhe studente, mësues, pedagogë dhe shoqëria e shkollës nuk kanë dyshuar kurrë që një ditë vajza e bankave të shkollës do të ishte një drejtuese e denjë dhe e suksesshme. Tiparet i ka pasur, ka spikatur me zgjuarsinë e saj e në këtë drejtim, ajo nuk ka zhgënjyer. Pasi bindi pronarët estonezë të vendosen në Shqipëri me investimin e tyre,  znj.Mata iu desh një punë dhe sakrificë e madhe që ato që kishte shkruar në letër të ishin një realitet i prekshëm, për të bindur aksionerët që gjithçka ishte shkruar do të rezultonte një sukses. Dhe kështu ndodhi, madje jashtë pritshmërive që në harkun kohor të një viti Iute Credit të kishte një sukses të jashtëzakonshëm atë që nuk e kishte mundësuar në vende të tjera në Moldavi. Kur shkruhet për suksese dhe flet për një institucion që flet më gjuhën e shifrave, nevojitet që ato të konstatohen dhe konfirmohen edhe për publikun. Ndaj sot IuteCredit me 7 vite eksperiencë në treg nga 4 punonjës që nisën punën, sot numëron mbi 140 punonjës të dedikuar, ka 545 partnerë aktiv si dhe mbi 61 mijë klientë të lumtur nga bashkëpunimi. E pra, shifrat janë kokëforta të ardhura fal punës së vëmendshme, këmbënguljes, profesionalizimit, guximit të Bealba Matës dhe stafit që ajo ka rekrutuar ndër vite së bashku me bashkëpunëtorët e saj në kompani. E nuk kishte se si të ndodhte ndryshe pasi për Bealbën, si personi i parë i IuteCredit në Shqipëri krijimi i kësaj shoqërie është një prej “fëmijëve” të saj duke qenë se është kujdesur vet në çdo detaj, në çdo hap, duke u përballur me çdo vështirësi dhe dhënë zgjidhje atyre, por dhe me suksesin që pa frikë i dedikohet asaj. Asnjë sekondë znj.Mata nuk u dekurajua, nuk u dorëzua që “fëmijën” Iute Credit ta rrisë dhe bëjë sot të ec në këmbët e veta në rrugën e suksesit! Kuptohet që një mbështetje të jashtëzakonshme, dhënien e kurajos, por dhe mbështetjen në familje duke i krijuar kohën drejt suksesit e ka dhe bashkëshorti i saj Lulzim Mata, një zotni i vërtet, një profesionist dhe kontribues i rëndësishëm në disa sektorë në administratën shtetërore, por në hapat e parë të krijimit të IuteCredit iu desh t’i kushtonte shumë kohë familjes dhe sot s’ka se si që dhe ai të mund ndihet krenar për arritjen e gjysmës së tij pasi ka qenë dëshmitari i parë i këtij suksesi! Pavarësisht idesë, penës së hollë të saj, pasionit për të ndërtuar këtë arkitekturë financiare, për ta sjellë në vendin tonë IuteCredit dhe ndihmuar dhjetra mijëra familje në blerje dhe punësuar qindra punonjës, në konsolidimin e biznesit, meritë të jashtëzakonshme kanë burimet njerëzore të rekrutuara, po aq hollë duke marrë njerëz të aftë në punë. Bealba Mata me suksesin e saj ka shërbyer si referencë dhe burim frymëzimi dhe për stafin. “Sekreti i suksesit janë njerëzit. Idetë mund të jenë të bukura, por nëse nuk janë burimet njerëzore që kanë atë pasionin dhe profesionalizimin për ta realizuar, dështon dhe gjithçka të mbetet në letër. IuteCredit u ngrit nga 4 gra ku u përzgjodhën dy vajza Era dhe Papi që janë pjesë e shërbimit të Klientit ku ende vazhdojnë dhe shefja e financës Moza, më vonë erdhi Besa Stringa e cila ishte  mjaft suportuese në pjesën teknologjike dhe operacionale dhe gjërat rrodhën shumë shpejt, ku ajo që në Moldavi e kishte arritur për 3 vite në Shqipëri e mundësuam për një vit”- thotë Bealba Mata.
Pjesën e vjetër të stafit znj.Mata, ose kollonat e IuteCredit e ka rekturuar vet e në vijim kjo është bërë nga bashkëpunëtorët e saj dhe sot kompania nga 4 veta në startimin e saj në Shqipëri numëron 140 punonjës. Paralelisht me zgjerimin që ka pësuar IuteCredit në aktivitetin e saj është rritur dhe numri i punonjësve, por zhvillimi i teknologjisë në nivele të larta e ka ndihmuar shumë kompaninë. Ishin 4 zonja që startuan bindshëm, për ta zgjeruar sipas nevojave stafin, kryesisht me zonja, por që dhe zotërinjtë profesionistë që i janë bashkuar janë disa.
Duke folur si administratore e IuteCredit, znj.Bealba Mata thotë: – “Gjithë stafi tek ne e ka dashurinë për punën. Njerëzit e duan e dashurojnë atë që bëjnë! Aty ka pas shumë pasion puna ecën mirë, atë që e bën të ndryshoj dhe zhvillohet një kompani janë njerëzit që drejtojnë në mënyrën e duhur dhe realizojnë në çdo hap gjërat që të ngrihen mbi themele të forta për të hedhur sa më shumë shtat”- thotë zonja Mata.
IuteCredit ka mbushur 7 vjeç, por kur kthehet në kohë mbrapa me kujtimet, administratorja Bealba Mata, arkitektja e suksesit të arritur, emocionohet, por dhe ndihet mirë që mundi të ia dal. Bealba ka qenë personi i parë i Iute Credit në Shqipëri dhe e konsideron si fëmijën e saj duke qenë se çdo gjë e ka kaluar nga duart e saj. Ka dy fëmijë, por për mundin, energjinë dhe sakrificën, Iute Credit e konsideron si fëmijën e mesit, së bashku më dy fëmijët e saj. Ky rrugëtim për të mbërritur këtu ka nisur nga njohja e Bealba Matës me një prej pronarëve estonez. Zonjës Mata i është kërkuar të bëj një studim duke i pohuar që janë tre shtete të Ballkanit ku mendohej të vendosej kompania dhe bazuar mbi studimin do vendosej ku do të ushtronte aktivitetin IuteCredit. E mori me seriozitet, bëri më të mirën dhe pasi dërgoi studimin dhe dokumentacionin në Estoni, i bindi dhe i thanë që do zgjidhej Shqiperia vendi i ushtrimit të aktivitetit dhe do të ishte Bealba Mata drejtuesja e IuteCredit Albania dhe do të ndiqte, drejtonte procedurat dhe ngritjen biznesplanit që duhej çuar në Bankën e Shqipërisë. Çfarë kënaqësie dhe emocioni do të ndjente Bealba Mata për këtë arritje profesionale!  “Ishte kënaqësi edhe pasion të ndërtoja këtë sukses si Iute Credit! Në atë periudhë ngarkesa ishte aq e madhe saqë kisha dhe humbje ekulibri të ndarjes së kohës mes familjes dhe punës, shpesh edhe në familje merresha me punën, por fal mbështetjes së bashkëshortit i cili kujdesej për familjen mund që sot me emocion të them që; – “Po, ia dola fal edhe kësaj ndihme”- thotë znj.Mata!
IuteCredit si histori suksesi. Një ndihmë e madhe për qytetarët dhe bizneset!
Ka mbushur 7 vite në treg, është një kompani e konsoliduar tashmë, pas suksesit të arritur që në hapat e parë. Qytetarët shqiptarë gjetën tek kjo kompani atë mundësi që më parë nuk e kishin, të mund të siguronin një produkt, një të mirë materiale, duke u kredituar nga IuteCredit në kohë rekord pa prekur buxhetin familjar. Revolucioni i ndodhur në kompani iu dha shanse të reja qytetarëve shqiptarë ku fal një stafi të kualifikuar dhe ideve inovative të përshtatura përmes gjetjeve të reja, të kishin tek IuteCredit portofolin e tyre. Krahas modelit klasik të kredidhënies të së shkuarit direkt në një zyrë u kalua në model me partneritet. “Aktualisht tek të gjithë partnerët tanë në rrjetin e dyqaneve mund të blesh me këste dhe pa humbur kohë. Kjo ishte një utopi për qytetarin shqiptar më pare. Një “armë” e fortë e IuteCredit në aktivitetin e saj është dhe teknologjia sepse jemi të parët që futëm firmosjen digitale dhe që kemi hedhur kredi përmes sms. Pra, mund të marrësh financim pa u paraqitur fare fizikisht. Kompania IuteCredit, nuk ka qenë një ndihmë e madhe vetëm për qytetarët të cilët kanë mundur të blejnë çfarë kanë dashur, por edhe partnerët sepse mjaft biznese i kushtuan rëndësi bashkëpunimit me ne  pasi jo vetëm iu rritën shitjet me 70% por edhe vet si biznese u rritën me ne. Në dyqanet e partnerëve ka dhe produkte madje dhe me zero interes që blihen përmes financimit të Iute Credit: – thotë Nr.1, i IuteCredit, Bealba Mata.
Si funksionon IuteCredit? Plotëso aplikimin në më pak se dy minuta. Firmos kontratën Online, në aplikacionin MyIute apo në çdo degë IuteCredit ose IuteCredit Partners. Merr paratë në çdo ATM IuteCredit, në zyrat e Postës, Raeas, EasyPay apo Unionnet-Western Union.
Pse duhet të zgjidhni IuteCredit? Do merrni përgjigje të shpejtë. Menjëherë pas marrjes së kërkesës suaj, konsulentët do t’ju kontaktojnë. Do ta vlerësojnë kohën tuaj dhe do jenë të disponueshëm. Do të përpiqen të plotësojnë nevojat e klientit gjatë orarit zyrtar në kontakt të drejtëpërdrejtë ose jo, nga ora 08:00 deri në 20:00 çdo ditë pune dhe të jenë në dispozicionin tuaj edhe në fundjavë. Ju duhet vetëm ID. Qytetarit i nevojitet mundim minimal duke dërguar informacion bazik të mjaftueshëm për t’u verifikuar dhe proçesuar aplikimin.
Avantazhet/Vepro thjesht, shpejt dhe në siguri të plotë. Merr oferta të personalizuara, kontrollo balancat e tua 24/7, paguaj këstin nga shtëpia, informuhu i pari për ofertat më të mira nga partnerët e Iute Credit. IuteCredit ofron kredinë më komode falë opsioneve fleksibël. Kreditë mund të jenë për nevoja konsumi konsumatore ose blerje produktesh me këste, për një periudhë nga 1 deri në 48 muaj, në një shumë në përputhje me të ardhurat, pagesën e dëshiruar mujore dhe kreditueshmërinë e klientit. Ofron kredinë më të shpejtë. Falë aplikacionit Myiute janë të disponueshëm 24 orë në 7 ditë të javës për klientët. Myiute është një shërbim inovativ që mundëson trajtim të përshtatshëm, të shpejtë dhe të sigurt të fondeve personale të ofruara. Me Myiute, ju mund të aplikoni për një kredi, të nënshkruani një kontratë dhe më pas të monitoroni dhe menaxhoni kredinë tuaj në çdo kohë. Ndërkohë IuteCredit  e vlerëson kontaktin e drejpërdrejtë me klientët, ndaj ofrojnë aplikimin dhe nënshkrimin e kredisë edhe në zyrë. Sipas dëshirës klientët mund të aplikojnë për një kredi në çdo zyrë fizike ose pranë partnerëve tanë. Konsulentët  punojnë në çdo ditë të javës.
Pse duhet të zgjidhni të punoni dhe bashkëpunoni me IuteCredit Albania?
Burimet njerëzore në Iutecredit Albania përbëjnë asetin më të rëndësishëm ndaj janë sot një biznes i suksesshëm. Motoja është që: Një fuqi punëtore produktive dhe energjike, së bashku mund të bëjnë diferencën. Iutecredit Albania i konsideron punonjësit si një aset të fuqishëm njerëzor dhe jo si kosto për organizatën. Ashtu si me çdo aset tjetër, një forcë punëtore e talentuar mund të përdoret në mënyrë strategjike për të shtuar vlerën në një organizatë.Ne synojmë të jemi punëdhënësi i zgjedhjes dhe më i rekomanduari në Shqipëri. Ne punojmë në një mjedis shumë dinamik, fleksibël, kështu që nëse kërkoni sfida në vendin e punës, aty ku mendimi juaj dëgjohet dhe ka rëndësi, aty ku ju njihet çdo kontribut i dhënë ju ftojmë: TË BËHENI PJESË E STAFIT TONË!”- është motja e Iute Credit Albania e cila ka 4 degë në Tiranë (Komuna e Parisit, Rruga e Elbasanit, Brryli dhe Astir), në Kamëz si dhe Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Shkodër. Autor: Mina Hysa

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular