Gazetari Arian Çani tha në emisionin Now se Sali Berisha pritet ta hapë fushatën në mënyrë madhështore të shtunën, edhe pse nuk ka asnjë financim nga KQZ.
Sipas tij, kjo gjë po shfrytëzohet nga Rama dhe do të përdoret kundër Berishës nga media pro qeverisë.
“Të shtunën presupozohet që Berisha të mbledhë shumë më shumë njerëz, në një stadium që mban 25 mijë vetë. Kjo do përdoret nga Rama që do thotë unë po bëj fushatë të thjeshtë, shikoni, dhe kjo do përdoret edhe nga mediat pranë qeverisë; ore ku i gjen paratë ky Berisha që bën këtë gjë kaq madhështore? Ky nuk mori as lekë nga KQZ se 100 mln lekë i mori Alibeaj.