Detaje të reja janë mësuar nga vendosja e tritolit në një banesë në zonën e Freskut në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas BW, banesa ku ka shpërthyer lënda plasëse është në pronësi të Mehmet Dukës, i cili është babai i Leonard dhe Elis Dukës.
Leonard Duka bashkë me vëllanë e tij kanë qenë të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën, ndërsa njihen edhe si kundërshtarë të Ervis Martinajt.
Dyshohet se më herët Ervis Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka, duke u bërë shkak për nisjen e një sage armiqësie mes dy grupeve.