BallinaKryesoreShërbimi sekret australian: Tom Doshi, politikani i afërt me Edi Ramën, koka...

Shërbimi sekret australian: Tom Doshi, politikani i afërt me Edi Ramën, koka e një grupi të fuqishëm kriminal

spot_img
spot_img

Agjencia më e lartë e inteligjencës kriminale e Australisë shkruan se Tom Doshi, një biznesmen dhe politikan kryesor shqiptar me lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama, cilësohet si ‘koka’ e një grupi kriminal në vend që kryen mashtrime imigracioni, trafik droge dhe pastrim parash.

‘Dokumentet konfidenciale të inteligjencës nga Australia pretendonin se Tom Doshi ka drejtuar një grup të organizuar kriminal që përbëhet kryesisht nga anëtarë të familjes së tij’, shkruan www.occrp.org Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Grupi i tij, thonë raportet, është pjesë e një rrjeti më të gjerë që ka shfrytëzuar dobësitë sistematike në sistemin e imigracionit të Australisë për të tërhequr anëtarët e saj shqiptarë në Adelaide, Melburn, Perth dhe Uellsin e Ri Jugor.

Sipas hetuesve, këto banda shqiptare me bazë klanore specializohen në aktivitete kriminale si kultivimi i paligjshëm i kanabisit, armët dhe trafiku i drogës.

Pjesa e parë e artikullit: 

Nga OCCRP

Tom Doshi, një biznesmen dhe politikan i fuqishëm shqiptar i lidhur me kryeministrin e vendit Edi Ramën, dyshohet se drejtonte një grup të organizuar kriminal të implikuar në pastrim parash, trafik droge dhe vepra të tjera në Australi, sipas vlerësimeve konfidenciale të inteligjencës.

Ky klan është nga Shkodra, një qark në Shqipërinë veriperëndimore, të cilët kanë abuzuar sistematikisht me sistemin e emigracionit të Australisë për të ndërtuar ‘një strukturë të tërë kriminale shqiptare të krimit të organizuar’ në të gjithë Australinë e Jugut, sipas raporteve.

Dokumentet, të prodhuara nga Komisioni Australian i Inteligjencës Kriminale (ACIC) dhe të shpërndara në agjencitë policore vendase dhe të huaja, bazohen në raporte të shumta nga forcat e policisë lokale dhe informacione nga organet e huaja të zbatimit të ligjit. Ata u panë nga gazetarët OCCRP dhe gazetat Australiane ‘The Age’ dhe ‘Sydney Morning Herald’.

Dosjet përshkruajnë se si, që nga viti 2000, klanet shqiptare kanë përdorur mashtrimin e identitetit dhe lidhjet familjare me agjentët e migracionit për të zhvendosur njerëzit e tyre në Australi, duke ngritur qeli në Adelaide, Melburn, Perth dhe gjetkë.

Doshi përshkruhet në dosje si ‘kreu’ i një sindikate ‘që përbëhet kryesisht nga familja e tij e gjerë’. Ndonëse dokumentet nuk përmbajnë detaje rreth aktiviteteve të tij specifike, ato theksojnë se 8 nga të afërmit e tij kanë qenë ‘të implikuar’ në ‘hetimet për pastrimin e drogës dhe parave’, në disa raste si ‘objektiva parësore’. Të afërmit e tij thuhet në raporte se kanë marrë viza australiane duke përdorur dokumentacion të rremë. Njëri përballet me akuzat për trafik droge.

Doshi, i cili jetoi për vite në të dy vendet, nuk është akuzuar për asnjë krim në Australi. Në vendlindje, ai kishte ndërtuar një perandori biznesi që ka përfituar shumë nga kontratat shtetërore. Ai u caktua persona ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2018 për ‘përfshirje në korrupsion të rëndësishëm’ dhe u detyrua të largohej nga vendi i tij parlamentar në vitin 2021. Përfshirja e tij e supozuar në rrjetin kriminal australian nuk është zbuluar kurrë më parë.

‘Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë i përfshirë në asnjë mënyrë me trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, trafikun e armëve, pastrimin e parave, apo emigracionin e paligjshëm në Australi, apo Shqipëri apo kudo tjetër’, ka shkruar Doshi në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. ‘Në fakt, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kam qenë mbështetës i fuqishëm i luftës kundër këtyre aktiviteteve.

‘Nuk kam asnjë lidhje me asnjë ‘klan kriminal’ shqiptar me bazë në Australi, apo me ndonjë kriminel shqiptar kudo’, ka shkruar ai. ‘Vëllezërit e motrat e mia dhe fëmijët e tyre janë gjithsej 33. Unë kam pak ose aspak kontakt me ta përveçse i takoj në funerale apo festime familjare.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular