BallinaKronikeKërkoi lirimin e menjëhershëm nga qelia, Gjykata e Apelit jep vendimin për...

Kërkoi lirimin e menjëhershëm nga qelia, Gjykata e Apelit jep vendimin për Valter Bamin

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Valter Bamin, i dyshuar si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës më 4 korrik ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i shënjestrës, Gentian Bejtja

Njoftimi i Gjykatës

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka regjistruar procedimin penal, ndaj shtetasit me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”.

Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest nw burg”, për personin nën hetim shtetasin me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1506 Regj. Themdatë 10.07.2023, ka vendosur:

1.Vleftesimin si te ligjshem te “arrestimit flagrance” te personit nen hetim V.B.

2.Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nën hetim V.B ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga personi nën hetim  me iniciale V.B,i cili kërkoi:

  • Shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 28.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Alma Ahmeti,  vendosi:

– Miratimin e vendimit penal nr.1506 regjistri themeltar, datë 10.07.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular