BallinaAktualitetNdryshimet e Kodit Penal i kthejnë politikanët në një klasë të privilegjuar

Ndryshimet e Kodit Penal i kthejnë politikanët në një klasë të privilegjuar

spot_img
spot_img

Zyrtarët e qeverisë Rama në mënyrë të vazhdueshme thonë se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, por ligjet e kaluara nga shumica socialiste tregojnë qartë se kush ka frikë si nga reforma në drejtësi ashtu edhe nga rritja e pakënaqësisë popullore.

Edhe pse deputetët e opozitës kanë lënë mandatet e tyre dhe janë thjeshtë qytetarë të lirë në këtë moment, shumica socialiste kaloi në shkurt një ligj me pasoja të rënda destabilizuese, i cili i siguron imunitet çdo deputeti nga hetimet e Njësisë Speciale Antikorrupsion (SPAK).

Exit.al shprehet se Ndryshimet e reja të Kodit Penal, të cilat do të diskutohen sot në Parlament, shërbejnë për të mbrojtur më tej statusin e politikanëve duke rritur ndjeshëm ndëshkimet e parashikuara në nenin 237 “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky nen është një masë speciale e mbetur nga koha e diktaturës, dhe shpesh është përdorur kundër protestuesve.

Është tipike për stilin gjithnjë e më shumë autoritar dhe të çrregull të Kryeministri Rama, përpjekja e tij për të mobilizuar fuqinë e ligjit kundër atyre që protestojnë ligjërisht kundër tij.

Ndryshimet do të shtojnë në nenin 5o “Përkeqësimi i Rrethanave”, fjalinë “kur një veprim është i drejtuar ndaj personave të zgjedhur ose funksionarëve publik” . Kjo do të thotë se çdo krim i kryer kundër një politikani është automatikisht më i rëndë sepse ka për objekt një politikan. Ky ndryshim i vetëm paraqet një ndryshim të dallueshëm klasor në Shqipëri: politikanët dhe zyrtarët e qeverisë kundër popullit.

Ndryshimet do të quhen forcim i nenit 237 “Goditjet për shkak të detyrës” duke hequr gjobat dhe duke rritur dënimet me burg. Përcaktimi aktual i nenit 237 është:

“Goditjet për shkak të detyrës Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste janë:

“Goditjet ose vepra të tjera dhune ndaj punonjësit që kryen një detyre shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit publik, dënohen me burgim nga një deri në tre vjet.

Kur kjo vepër kryhet ndaj personit të zgjedhur apo funksionarit publik, për shkak të veprimtarisë së tij, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet ndaj punonjësit të policisë për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose te njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet ndaj profesionistit shëndetësor për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukslune ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyren shtetërore, funksionin publik apo shërbimin publik, dënohet me burgim nga tre deri ne pesë vjet”.

Me këto ndryshime, neni 237 do të bëhet edhe më shumë i fuqishëm se sa formulimi i parë i tij në komunizëm. Duhet të theksohet se asnjë vend tjetër i BE-së nuk ofron këtë mbrojtje “speciale” ndaj zyrtarëve shtetërore. Në një nga raportet e shoqëruese të ndryshimeve ligjore, deputeti Niko Peleshi dhe Besnik Baraj argumentojnë:

“Propozuesit e projektligjit u shprehën se domosdoshmëria për amendimet në Kodin Penal për disa çështje, si prishja e qetësisë dhe rendit(goditja e policit),[..] dhuna ndaj funksionarëve publikë apo të zgjedhurve, ka lindur referuar ngjarjeve të muajve të fundit ku incidentet e dhunës [..], goditja ndaj policit apo veprat e dhunës kundër deputetëve e të zgjedhurve të tjerë kanë qenë të shpeshta, ndërkohë që parashikimet aktuale në Kodin Penal, rezulton se nuk garantojnë parandalimin për veprimet e dhunës”.

Kjo nuk ka kuptim.

Së pari, Kodi Penal nuk ekziston për të “parandaluar aktet e dhunshme”. Kodi Penal ekziston për të ndëshkuar krimin. Ndëshkimi supozohet të ketë efekte parandalues në shoqëri, por ne të gjithë e dimë se këto deklarime bazohen në rezultate të pakta. Ndryshimet e reja nuk do të “parandalojnë” protestat e ligjshme kundër qeverisë.

Së dyti, përcaktimi aktual i Kodit Penal në princip i trajton të gjithë qytetarët shqiptarë të barabartë përballë ligjit. Neni 237 krijon një përjashtim skandaloz duke i kthyer “zyrtarët” në një kategori speciale, dhe ndaj duhet të rrëzohet. Në të kundërt, ndryshimet ligjore të propozuara nga Partia Socialiste vetëm do të rrisin hendekun e pabarazisë.

Në cilat parime trupat dhe jetët e deputetëve dhe të kryebashkiakëve janë më vulnerabël se sa ato të një qytetari të thjeshtë? Në cilat parime thuhet se një krim kundër punonjësit të policisë është më i rëndë se sa një krim kundër një protestuesi? Asnjë parim nuk e përjashton frikën e politikanëve për të humbur pushtetin dhe karrigen.

Së treti, argumenti i deputetëve Peleshi dhe Baraj tregonë qartë se ky ndryshim ligjor është një përgjigje direkte ndaj protestave të opozitës gjatë muajve të fundit. Këto ndryshime nuk janë rezultat i një procesi të kujdesshëm dhe të mirëmenduar legjislativ, ato janë hartuar nxitimthi. Ato nuk kanë për qëllim të mbrojnë ndokënd, përveç klasës qeverisëse aktuale dhe janë thjesh abuzim me pushtetin legjislativ të dhuruar Kuvendit nga populli shqiptarë.

Në argumentimin e tyre të mangët të ndryshimeve të parashikuara, deputetët socialistë shprehen se këto ndryshime janë kontrolluar edhe nga ekspertët e EURALIUS-it. Por, duke qënë se EURALIUS nuk bënë asnjëherë publike asnjë nga opinionet ligjore, ne asnjëherë nuk do ta dimë se çfarë mendojnë ata për këtë privilegj të paprecedentë të dhuruar zyrtarëve të qeverisë, i cili pa asnjë dyshim do të përdoret — nga qeveria e tanishme dhe e ardhshme — për të shtypur çdo formë shprehje të pakënaqësisë popullore./ exit.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular