Nga Mina HYSA
Drejtësia në Shqipëri në 33 vitet që lamë pas ka qenë totalisht e kontrolluar nga politika. Të majtë dhe të djathtë sa herën vinin në pushtet emëronin prokurorë dhe gjyqtarë madje dhe krahinorë të tyre për të mos thënë dhe të afërm me qëllim për t’i pasur si garant të mospërballjes me drejtësinë. E vërteta është që prej rënies së komunizmit, veç spektaklit gjasmë të dënimit të ish anëtarëve të Byrosë Politike dhe të vesë së diktatorit, për kafe, kur ata kishin bërë krime kundër njerëzimit, asnjë politikani të lartë shqiptarë nga PD, PS apo LSI nuk i hyri gjemb në këmbë. E shkruar ose jo, me shantazh ndaj njëri-tjetrit apo jo. përmes të emëruarëve në drejtësi udhëheqësit politikë prej rënies së komunizimit kanë shi në lëmë dhe asnjë gjë nuk iu ka ndodhur. Pyetja që shtrohet është: A ka pasur korrupsion në Shqipëri? Besoj çdo shqiptar, madje dhe vet të korruptuarit e pranojnë që po! Atëherë përse nuk ka pasur të dënuar?! Rëndom kemi parë mjaft akuza, fyerje madje dhe sharje mes politikanësh këto 33 vite deri sa i kanë “hyrë në krevat” njëri-tjetrit dhe na vjen turp kur i dëgjojmë dhe here-herë dhe kemi besuar akuzat, por ama e gjitha ka mbetur në kuadër të retorikës mes tyre sepse asnjëri nuk i ka çuar dosje tjetrit në prokurori të kopsitur me prova!
Që politikanët shqiptarë kanë dashur të vjedhin dhe nuk e kanë dashur burgun dihet dhe për këtë kanë qenë në unison. U desh që SHBA ta kuptonte këtë dhe t’i kërkonte mazhorancës (PS+LSI) të realizonin një reformë të re në drejtësi. Me një këmbëngulje të jashtëzakonshme të ish ambasadorit Donal Lu si dhe madje dhe presionit të SHBA pas një rezistence jo të vogël të 140 deputetëve, miratuan Reformën në Drejtësi. Edhe pas miratimit, shkopinjë nën rrota nuk i kanë munguar. Politika ka qenë e painteresuar që kjo reformë të kryhej. Kuptohet që në planin afatshkurtër kjo reformë ka ndikuar tek qytetari shqiptarë, por nësë do të realizohet, që siѱ duket në atë rrugë jemi, ajo që duan amerikanët, reforma në Drejtësi do të pastrojë politikën, sjellë një elitë të re në vend si dhe zogëlojë në maksimum korrupsionin. Si fillim Rama mburrej për kontributin e dhënë pasi ndihej më i sigurt dhe mendonte se çdo gjë do të vazhdonte si më parë. E ndonëse në segmente të tjera të drejtësisë kuptohet që kalimi i drejtuesve ka qenë me votat e e ndikimin e mazhorancës dhe ndoshta dhe të emëruarit e tyre ndoshta kanë një debulesë për të majtët në pushtet, për sa kohë janë, sepse të nesërmes nuk i dihet, e kundërta ka ndodhur me SPAK. Siç duket interesi më i madh i amerikanëve ka qenë për të pasur ndikimin e tyre, për të ofruar çdo asistencë të duhur profesionale dhe teknike për dy organe; Strukturën e Posçme kundër Korruksion dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar. Rezistenca kuptohet ka vazhduar nga mazhoranca edhe pas ngritjes së këtyre dy strukturave të drejtësisë derisa u ngrit edhe BKH dhe amerikanët u kujdesën që në krye të SPAK të vihet i besuari i tyre Altin Dumani, ai që në fakt e kishin pikasur që në fillim para Krajës, por siç duket duke qenë se mungonte struktura mbështetëse, Byroja Kombëtare e Hetimit e çuan deri në detyrën e zv.prokurorit të posaçëm për t’u investuar që të zgjidhej dhe “djali” i tyre drejtues i SPAK. Prej nga dita kur Altin Dumani është zgjedhur në detyrën që mban politika shqiptare ka nis të dridhet! Asnjë politikan shqiptar nuk ka ndikim mbi të, askush nuk mundet ta telefonjë t’i kërkojë favore. Integriteti i tij i padiskutueshëm dhe mbështetja që po i jepet nga partnerët do të mundësojë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe pastrimin e politikanëve të lidhur me këto dy fenomene. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar miliona dollar për ngritjen e SPAK, kanë dhënë mbështetje politike përmes ambasadës, ambasadorëve madje dhe drejtuesve në DASH. Ata duken të vendosur që Refoma në drejtësi të ketë sukses, ata duan që Reforma, nëse mund ta konsiderojmë “fëmija” iI tyre të rritet dhe shëndetshëm madje. Amerikanët duan që SPAK të lëviz, të godasë të ketë suksese. Amerikantë duan të ndëshkohën kriminalët dhe të korruptuarit, fundja kanë dhe fytyrën e tyre në lojë dhe askush nuk mund të besojë që trekëndëshi i Bermundës në unison do të mund të rrëzojë SPAK dhe Gjykatën e Posaçme ngritur dhe me mbështetje financiare dhe politike, të SHBA. Ditët dhe muajt në vijim do të jenë të nxehta dhe provat do të jepen.
A do të guxojë politika shqiptare të “rrëzojë” SPAK, ngritur me mbështetje financiare dhe politike të SHBA?!
RELATED ARTICLES