BallinaIntervistaNga Broja tek sfidat me Çekinë dhe Poloninë, Silvinjo: Dua lojtarë që...

Nga Broja tek sfidat me Çekinë dhe Poloninë, Silvinjo: Dua lojtarë që t’i përballojnë ndeshjet e shtatorit

spot_img
spot_img

Pushimet kanë mbaruar dhe Silvinjo ka nisur nga puna për dy ndeshjet e muajit shtator. Sa të rëndësishme po aq e të vështira janë përballjet me Çekinë fillimisht në transfertë dhe më pas me Poloninë në “Air Albania”. Ky është mendimi i trajnerit të Shqipërisë, i cili flet ekskluzivisht në një intervistë për “Panorama Sport”.

Braziliani komenton lëvizjet që kanë bërë disa lojtarë të Kombëtares, si Ramadani, Seferi, Sadiku, të cilët kanë ndryshuar skuadër në këtë merkato dhe si kanë ndikuar tek ai këto transferime. Gjithashtu ai zbulon edhe situatën me Armando Brojën dhe çështjen për grumbullimin e tij në dy takimet e ardhshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Mister, fillimisht, si shkuan pushimet?

Shumë mirë. Çdo gjë ka shkuar mirë. Pushova dhe jam kthyer më 31 korrik në punë në federatë.

Rinis puna, do të vijoni me vëzhgimin e lojtarëve pasi po afron edhe data e ndeshjeve dhe grumbullimit të ekipit kombëtar?

Po, e kemi bërë një xhiro në Europë, po ashtu Zabaleta dhe Doriva. Mund të kemi edhe një udhëtim tjetër këtë kohë. Do të vazhdojmë t’i ndjekim me kujdes pasi është një periudhë e vështirë, sepse të gjithë vijnë nga pushimet dhe vetëm pas një apo dy ndeshjesh në kampionat që do të bëjnë, na duhet që t’i grumbullojmë për ndeshjet e shtatorit. Është një moment ku duhet t’i shikojmë të gjithë dhe pastaj të vendosim.

Dy lojtarë shqiptarë i janë shtuar Serisë A, Ylber Ramadani, që është pjesë e grupit tuaj dhe Stiven Shpendi tek Empoli, lojtar i Kombëtares U-21, çfarë mendoni për këto dy transferime?

Po, Shpendi. E njoh, një nga binjakët sulmues në Itali. E kam parë dhe mendoj se është një sulmues i fortë, i ri dhe i talentuar. Në këto momente, për të qenë të sinqertë, kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara, shumë të vështira si fizikisht dhe teknikisht. Ne do të shkojmë me 23-24 lojtarë që janë të aftë dhe në gjendje për t’u përballur me këta kundërshtarë në këto dy sfida të rëndësishme. Pastaj Ramadani ka bërë një ndryshim skuadre dhe kampionati. Një mesfushor i fortë, e kemi parë dhe siç e thashë do të fokusohemi tek ata futbollistë që janë mësuar që të përballen kundër Republikës Çeke dhe Polonisë.

Po ashtu edhe dy sulmues kanë ndryshuar skuadër, Taulant Seferi dhe Armando Sadiku…

Po e drejtë, edhe Cikalleshi, i cili është kthyer në Turqi tek ekipi i tij pas huazimit. Në këtë sens, pasi puna jonë në Kombëtare është që t’i ndjekim të gjithë, edhe kur ndryshojnë ekip, çfarë po bën aty, si po luan skuadra, duhet t’i shohim të gjitha. Seferi, Sadiku, Cikalleshi janë lojtarë që kanë bërë një ndryshim dhe duhet t’i shohim, sepse janë tanët. Një ndryshim e shqetëson disi një trajner, sepse sot ka metoda të ndryshme të stërvitjes, me një trajner tjetër, mund të jetë pak e rrezikshme sa i përket ndryshimit që një lojtar bën, por ne duhet të punojmë edhe për këtë pjesë.

Rikthimi i Armando Brojës është i rëndësishëm, a jemi më të kompletuar në ndeshjet e shtatorit?

Ne jemi akoma duke marrë disa informacione për të. Si federatë shqiptare kemi komunikuar me Çelsin, përpara se të dërgojmë një ftesë në klub. Lajmi që kemi është se Çelsi ka një protokoll për Brojën pasi vjen nga një dëmtim i gjatë dhe nuk është e lehtë që të vijë. Unë kam folur edhe me lojtarin dhe duhet të respektojmë këtë moment mes federatës dhe Çelsit. Përgjigjja e departamentit mjekësor të Çelsit nuk është “e mirë”, ka një protokoll dhe sigurisht që do të duhet të vlerësohet. Grumbullimi do të jetë më 29-30 gusht, por nuk do të jetë e lehtë. Sipas meje dhe sipas londinezëve, në këtë moment, Broja nuk është në gjendje që të vijë në Kombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular