BallinaBotaEkzekutohet lideri i një partie në Ekuador, politikani i dytë i vrarë...

Ekzekutohet lideri i një partie në Ekuador, politikani i dytë i vrarë në më pak se një javë pas kandidatit për President

Lideri i një partie në Ekuador është vrarë. Ai është politikani i dytë që ekzekutohet brenda një jave, pas kandidatit për President, i cili u qëllua për vdekje pasi përfundimit të një tubimi. Pedro Briones u ekzekutua nga persona të armatosur që udhëtonin një motoçikletë në shtëpinë e tij në provincën veriore Esmeraldas. Vrasja e tij vjen vetëm pesë ditë pasi kandidati për President, Fernando Villavicencio u vra në kryeqytetin Quito.
Shkalla e vrasjeve në Ekuador është rritur pasi bandat lokale kanë krijuar aleanca me kartelet ndërkombëtare të krimit.
Vrasjet e politikanëve kanë tronditur vendin përpara zgjedhjeve të parakohshme presidenciale që do mbahen më 20 gusht.
Briones ishte udhëheqësi i Partisë së Revolucionit Qytetar në Esmeraldas. Anëtarët e partisë i shprehën ngushëllimet familjes së tij.

Kandidatja për Presidente e partisë, Luisa González, tha se Ekuadori po kalon “periudhënlider  e tij më të përgjakshme”.

Ish-presidenti Rafael Correa, i cili themeloi Partinë Revolucioni Qytetar, shkroi: “Ata vranë një tjetër nga kolegët tanë në Esmeraldas. Mjaft më!”

Mediat lokale raportuan se dy personat e armatosur ishin larguar me motoçikletë pasi qëlluan për vdekje zBriones në San Mateo, në jug të qytetit të Esmeraldas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular