BallinaKronikeU hodhën nga shkëmbi në det, lëndohen dy të rinj në Himarë!...

U hodhën nga shkëmbi në det, lëndohen dy të rinj në Himarë! 16-vjeçari merr dëmtime të rënda në kokë, niset me helikopter drejt Traumës

Dy të rinj janë plagosur në Himarë pasi janë hedhur nga një shkëmb në det. Një 16-vjeçar raportohet se ka marrë dëme të rënda në kokë dhe po transportohet në spitalin e Tiranës. Gjithashtu i lënduar ka mbetur edhe shoku i tij 17-vjeçar, i cili u hodh në det për ta ndihmuar dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy shokët raportohet se kishin marrë një Jet Ski dhe janë afruar te disa shkëmbinj.

Pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.

I pari është hedhur 16 vjeçari me iniciale, banues në Tiranë, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit.

Pas tij është hedhur edhe 17-vjeçari, me iniciale  D. K., banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot pasi është dëmtuar edhe vetë.

17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi me iniciale R. P.

Njoftimi i policisë:

Policia e Himarës iu jep ndihmën e parë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det.

Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.

Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular