Boksieri shqiptar, Florian Marku, i cili do të zhvillojë ndeshjen e tij të bosit më 2 shtator u përfshi në një incident të papritur gjatë një interviste ditën e djeshme. Në momentin e intervistës së Markut, atij iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte. Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi. Kjo gjë bëri që të nxehen gjakrat, ku Marku e shtyu dhe goditi Kongon. Situata u qetësua më pas, pas ndërhyrjes së personave që ishin aty pranë dhe Marku vijoi me intervistën.
Pjesë nga debati:
Marku: Fillimisht, mund ata çunat që të rrahën pastaj hajde të më flasësh mua. Ik andej tani se po bëj një intervistë. Hajt tani.
*Boskeri i injoron, Marku i gjuan*
Boksieri tjetër: A je i çmendur?
Marku: S’bëj shaka unë, mos më fol mua ashtu. S’më flet dot ashtu mo vëlla. Unë të gjuaj nuk rri kot si gocë. Qepë gojën dhe më ço një mesazh në Instagram.