BallinaKryesoreKreu i PD: 2017-ta s’do të përsëritet më! Kriminelë të arrestuar dhe...

Kreu i PD: 2017-ta s’do të përsëritet më! Kriminelë të arrestuar dhe liruar, shumë shpejt filmime të reja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se marrëveshja me kryeministrin Rama në vitin 2017, nuk funksionoi.
Basha: Akti i djegies së mandateve do të thotë që ne e kemi braktisur përfundimisht regjimin e Ramës. Ky akt përjashton çdo përsëritje të skenarit të vitit 2017, ku ne zgjodhëm të shmangim përplasjen civile. Sot pas dy vitesh, është e qartë që ne kishim të drejtë. Marrëveshja nuk funksionoi. Rama e përdori marrëveshjen si një mbulesë poshtë të cilës, ai me Avdylajt, me Shullazët dhe me Bajrët vodhën votën e qytetarëve.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se disa kriminelë janë liruar pas arrestimeve për shkak se kanë kërcënuar me video Edi Ramën duke mbushur kutitë e votimit.
Pjesë nga biseda:
Basha: Janë arrestuar disa kriminelë dhe janë liruar përsëri. Shumë shpejt do të keni prova për këtë. Janë liruar sepse kanë treguar filmimet që kanë bërë gjatë zgjedhjeve të 2017-s duke mbushur kutitë e votimit. Me këto video kanë kërcënuar qeverinë, Edi Ramën dhe vartësit e tij. Shumë shpejt këto të dhëna do të publikohen nga media e lirë dhe e pavarur.
Zheji: Pra një dosje tjetër.
Basha: Është një kryeministër që i merr vendimet nga hatri i kriminelëve dhe oligarkëve. Nuk i merr mbi interesin e njerëzve. As për dashurinë dhe as për frikën ndaj popullit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular