BallinaKryesoreVideo/Ervin Salianji, nxjerr nga emisioni deputetin e ri që mori mandatin e...

Video/Ervin Salianji, nxjerr nga emisioni deputetin e ri që mori mandatin e PD-së

Një debat mes ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe deputetit më të ri që ka marrë mandatin e PD, Lefter Maliqi, ka bërë që ky i fundit të largohet nga studio.
Të ftuar në “Byro Politike” në ABC News, Salianji nuk ka pranuar që të qëndrojë në një tryezë me deputetin e ri, duke bërë që Maliqi të largohej e më pas t’i bashkohej tryezës me një lidhje direkte nga zyra e tij.
Nuk asnjë dilemë, nuk mund të dhe nuk do të ketë asnjë qëndrim të opozitari për çdo lloj mandati të grabitur të demokratëve apo LSI-së. Vendimmarrjen dhe votat, përfaqësimin e bëjnë forumet e partisë politike dhe nuk mund të jetë e pranueshme që mandatet e transferuara në favor të Edi Ramës të bëhen legjitime në diskurin publik. Në hapësirën tuaj mund të ftoni kë të doni, pavarësisht qëndrimit. Nëse do kishit deputetë të PS-së, Po, por kurrsesi, dhe këtë e kam me Lefter Maliqin i cili ka dalur hapur për vota për PS-në dhe nuk mund të dalë sot me një mandat të PD-së”, tha Salianji. Mund ta ftoni në studio, por pa diskutim, jo vetëm që nuk legjitimohet për të ndenjur në studio, por të njëjtin fat do ta ketë kudo, duke ndenjur fshehur. Një deputet që le mandatin për t’u bashkuar opozitës, është akt për tu vlerësuar, por ai nuk është pjesë as e opozitë fasadë, por maxhorancë plus, që po krijohet siç e di Rama”, u shpreh Salianji pas fjalës së Maliqit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular