Mbledhja e Kryesisë së PD e thirrur nga Lulzim Basha, kush janë anëtarët që marrin pjesë

0
301

Lulzim Basha ka mbledhur sonte në darkë (3 shtator) kryesinë e Partisë Demokratike, e cila vjen vetëm një ditë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar. Panorama mëson se në këtë takim marrin pjesë 19 anëtarë, 5 prej të cilëve nuk janë prezent fizikisht, por marrin pjese online.

Agron Kapllanaj, Jemin Gjana, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka marrin pjese online, ndersa 14 anetaret e tjere jane të pranishëm në mbledhje.

  1. Lulzim Basha
  2. Arbi Agalliu
  3. Mirela Karabina
  4. Taulant Zeneli
  5. Endri Hasa
  6. Kreshnik Collaku
  7. Roland Bejko
  8. Gentian Gaba
  9. Fitim Zekthi
  10. Indrit Sefa
  11. Gazmend Koduzi
  12. Xhemal Gjunkshi
  13. Taulanda Jupi
  14. Orjola Pampuri
  15. Agron Kapllanaj (I pranishëm online)
  16. Jemin Gjana (I pranishëm online)
  17. Merita Bakiu (E pranishme online)
  18. Enkelejd Alibeaj (I pranishëm online)
  19. Flutura Açka (E pranishme online)

Dy orë para mbledhjes së kryesisë Basha ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shkruan se qëllimi i ekzistencës së PD në këtë rrugë të re që po nis do të jetë t’ju ofrojë shqiptarëve alternativë dhe jo t’i shërbejë vetes.

“Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku. #NdërtojmëTëArdhmen”, shkruan Basha.