Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover, ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste, në orën 11:00.
Zyrtarja e lartë e OSBE po zhvillon një takim me kryesocialistin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Kryeministri Rama iu caktoi sot detyrat e fundit socialistëve, të cilët ndodhen në javën e fundit të fushatës elektorale.
Politika është e ndarë në zgjedhjet e këtij viti, pasi opozita ka vendosur të mos marrë pjesë, ndërsa Presidenti Ilir Meta ka anuluar datën e zgjedhjeve përmes një dekreti.