BallinaAktualitetAktivistja e Lëvizjes për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: Ja perlat e Lali...

Aktivistja e Lëvizjes për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: Ja perlat e Lali Erit në fushatë…

Erion Veliaj që kur kanë dalë zëra se do të jetë së shpejti pasardhës i Edi Ramës në qeveri dhe parti, me rastin e të ashtuquajturës “Fushatë elektorale” për zgjedhjet e 30 qershorit ku do të garojë (nëse bëhen) me vetveten, nuk pushon asnjë ditë të javës. Nga e hëna në të diel, Lali Eri po bombardon çdo cep të kryeqytetit brenda vijës së verdhë dhe fashat më fshat, me praninë e tij duke mbajtur fjalime të gjata. Por edhe për ata që nuk denjojnë të shkojnë të dëgjojnë rrëfimet e tij, ai të shfaqet për orë të tëra në gati të gjithë ekranet e televizioneve “të pavarura”; nëpër oborre shkollash, brenda shtëpive të kryeqytetasve, nëpër fusha e lëndina, me fëmijë të mitur përdore, e kalaqafë…

Për Lali Erin thonë se ka arsimim të lartë të dyshimtë, por kur e dëgjon të flasë edhe 2 orë rresht pa gjë të shkruar në dorë pa thënë në fakt asnjë gjë, atëherë kupton fuqinë e kurseve të Sorosit, që të mësojnë që të vogël se si t`ju mbushës mendjen njerëzve, se e zeza është e bardhë dhe anasjelltas. Por kushdo që e dëgjon me vëmendje përroin manipulativ të diskursit të Veliajt, i mbushur plot gafa e “perla filozofike”, artikuluar enkas në dialekt të theksuar tirons, kupton fare lehtë se jo vetëm që kemi të bëjnë me një manipulator të trashë, por edhe bosh deri në klounizëm.

Aktivistja e njohur e Lëvizjesë për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Elona Caslli, në pak ditë të “fushatës” së Veliajt ka monitoruar nga ekrani fjalimet e tij dhe në faqen e saj në FB, ka veçuar shumë nga shprehjet e tij “filozofike” të përziera me fjalë të “mençura”. Të gjitha perla.

Lexojini më poshtë, qeshni, argëtohuni, mësoni kush është ai që kërkon të drejtojë Tiranën edhe katër vite të tjera, por mbi të gjitha mendoni!

Perlat e Lali Erit në fushatë

“Epoka e gurit nuk mbaroi se mbaruan gurët, por se u civilizu robi”

“Si osht ajo shprehja- Kur t’vinë ment s’ti hanë as qentë. Kështu është edhe puna atyne. Do kthehen tek Partia Socialiste”

“Pse fëmijëve në shkollë u themi- Nëse ka një rrugaç tek klasa, ti të keqen mami, mos u bëj si ai. Nëse ai të bën keq shko tek mësuesja. Një rrugaç nuk mund të prishë klasën. Kështu është dhe puna e Zgjedhjeve.

Nuk lëmë një rrugaç të na i prishë Zgjedhjet”

“Nuk e kemi fiksim të bëhemi Partia më e madhe në Shqipëri, sepse ne jemi tashmë Partia më e madhe”

“Ka afat! Shembull: Një maturant ka provime dhe i shkrepet t’i thotë mësuesit- Shtyji provimet se dua të shkoj në plazh. Cfare do bëjmë ne?! Do ia shtyjmë provimet maturantit vetëm pse ai do të shkojë në plazh?! Kështu është puna e zgjedhjeve. Nuk shtyhen se ka afat”

“Mos ma prek parkun! Ç’është kjo mos ma prek parkun?! Mos ma prek Teatrin?! Gjyshja thoshte – S’preke gjë me dorë?! Domethënë kur nuk prek gjë më dorë turpërohesh. Ne jemi ata që i prekim gjërat me dorë, se punojmë”

“Shif içik si është puna e zgjedhjeve.Është isoj si t’kesh vu byrekun në furrë. Ti kur t’piqet do e heqësh nga furra se pastaj digjet. Kështu ishte dhe puna zgjedhjeve. Ka afat si byreku. Duhet t’bohen me 30 qershor”

“Shembull: Ka dy lojtarë dhe kanë një ndeshje. Njëri prej lojtarëve nuk paraqitet në ndeshje. Atëherë cfarë ndodh?! Fiton lojtari që është në fushë. Kështu është puna e zgjedhjeve”

“Ata që dalin në proteste ja bojnë – Skape Balo-. Duhet me i nda ata se zihen me njoni tjetrin”

“Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bo presidenta. Me thuaj ti mu pse s’të kam bo president ty si qytetar?!”

“Atyne të PD-ese duhet me i thonë- Car do me bo?! Do me mor valixhet e me ik në 1 korrik, apo do rrish me Lali Erin për ta bo Tiranen?!”

“Kur kjo punë t’mbaroj me 30 qershor unë do jem prapë ketu.Me 1 korrik do jem këtu, se do punoj”

“Nuk më shifni si jam si shofer kamioni se nuk k bërë plazh”

“Siç është ajo shprehja – Me Kuç e me maç, me gjyshe e me gjyshër dhe bashkë me biçikletat do shkojmë në votime”

“Takuam njerëz dhe na thanë- Ore, ju jeni çmen?! Pse keni ardh ditë shtune me na taku?! Shkoni në plazh me familjet tuaja, se votat tona i keni. Por unë i thashë se kemi ardh me ju taku, se keto punë duhen bo?! A m’kupto?!”

“Kanë qenë 4 vite t’bukra në Bashkinë e Tiranës, Nëse do të kem kohë, të ulem dhe të shkruaj një libër për këto vite, veçse këngë do m”dilte nga zemra. Na votoni që 4 vitet e ardhshme ta mbushim Tiranën me dashuri, mirësi, punë, begati”

“Për fëmijët ju e dini që po e vura kasetën nuk ndaloj më, por është vapë”

“Fëmijët nuk votojnë dhe nuk kanë histori partie. Kur thonë më pëlqen me të vërtetë u pëlqen dhe kur thonë nuk më pëlqen me të vërtetë nuk u pëlqen”

“Duhet me e majt mirë me fëmijët se mund të na duhen një ditë”

“Në rregullimin e kopshteve patëm prindër që thanë- Unë do sjell perdet, unë do qëndis peshqirët, unë do montoj kondicionerin”

“Nuk e di a e mbani mend por në kopshtet e 4 viteve, lëpihej ajo jeshilja e ujrave të zeza nga muret”

“Fëmijët u kthyen në forcën politike më të madhe në vend! Kur fituam betejën për parkun fituam edhe betejën për Sheshin Skënderbej. Falë punës së fëmijëve që i thonin prindërve- Babi, mami sa u kënaqa tek Sheshi….”

“Për këndin e lodrave pata shumë kundërshtarë. Një nga ekipi më tha- O Lali Eri po çe do Parkun?! Lëre se ti ke bërë gjithë ato punë. Por unë iu përgjigja- Parku më kujton historinë e Rozafës, ne ndërtojmë ata prish. Por ne do ta ndërtojmë!”

“Të gjithë më pyesin; Ore c’e ke këtë fiksim me fëmijët ti?! Fëmijët as votojnë dhe as nuk punësohen. Dhe unë u përgjigjem- Ne punojmë për gjeneratën tjetër”

“Parqet janë hapësira demokratike, se të gjithë luajnë njësoj”

“Ta dinte Vojo Kushi, para se të hipte këmbëzbathur mbi tank, 20 e ca vjeç çun, që të ndalonte ofensivën gjermane që do të prishte të gjithë shtëpitë e tironsve tek Selvia…”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular