BallinaSportKlasifikimi i ri i FIFA-s, Shqipëria fiton disa pozicione

Klasifikimi i ri i FIFA-s, Shqipëria fiton disa pozicione

spot_img
spot_img

Barazimi në Pragë me Çekinë dhe fitorja në Tiranë me Poloninë e kanë renditur Shqipërinë në vendin e parë të Grupit E në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Duket se kjo gjë i ka ndihmuar kuqezinjtë që të ngjiten dhe në renditjen e FIFA-s, të cilët e shohin veten në vendin e 62, tre pozicione më shumë se klasifikimi i fundit, madje duke lënë pas dhe skuadra si Bosnja dhe Afrika e Jugut.

Sa i përket ekipeve europiane, Shqipëria ndodhet në vendin e 30.

Për Poloninë situata nuk është e mirë, me rivalët e Shqipërisë që e shohin veten në vendin e 30, duke zbritur plot 6 vende, ndërsa Çekia nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur e 37-ta.

Ishujt Faroe kanë zbritur me një pozicion në vendin e 131-të, ndërsa Moldavia është ngjitur me katër vende duke u renditur në vendin e 160-të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular